Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mjeshtri Mirço Mirçev për mundësitë e shumta të aerografit

I punuar gjatë vitit 1876 në Amerikë, aerografi /airbrush/ është një instrument special, i cili shpërndan një shtresë të hollë boje mbi sipërfaqe. Në fillim, varianti i tij mekanik është përdorur më tepër për retush dhe ngjyrim të fotografive bardh e zi. Gjatë vitit 1885 pikturimi me aerografin mësohet tanimë si teknikë në fakultetet për artet e bukura.

"Pikturimi me aerograf është një kënaqësi. Mund të pikturoni mbi çdo gjë që dëshironi, mjafton të njihni instrumentin, të dini se çfarë doni të bëni dhe të mos hiqni dorë nga iniciativa. Çdo një i cili mundet të përvetësojë imtësitë mund të dashurohet pas tij, për shkak të mundësive me të vërtetë të mëdha" – është i bindur dhe doajeni i aerografisë në Bullgari, Mirço Mirçev. Për të dhe për bashkëshorten e tij Milena Koshutanska – aerografi bëhet një dashuri nga pamja e parë gjatë vitit 1991, kurse 10 vjet më vonë ata hapin studion e parë profesionale për aerografi në Bullgari. Shumë nga pikturuesit e konsiderojnë Mirço Mirçevin për një mësues të tyre dhe një shembull për imitim.

Një popullaritet më të madh aerografi fiton në sajë të imazheve mbi automjetet. Prandaj dhe deri tani shumë njerëz mendojnë se kjo është një lloj pikture vetëm mbi makina dhe motorë. Por, a është kështu në të vërtetë?


"Aerografi është i preferuar për punë në shumë fusha, për shkak të aftësisë së tij të transmetojë sfumaton, me fjalë të tjera, derdhjen me ngadalë të dritës dhe të ngjyrave – sqaron Mirço Mirçev. Zakonisht ai përdoret për pikturim mbi makina dhe motorë, por është një instrument i domosdoshëm dhe në sfera të tjera të ndryshme. Në kinema përdoret për krijimin e efekteve speciale, me të bëhen piktura, përdoret dhe prej punonjësve të kozmetikës. Kam bërë piktura mbase mbi të gjitha sendet e çuditshme, nuk kam pikturuar mbi ndonjë shpend fluturues" – bën shaka mjeshtri.

Sipas fjalëve të Mirço Mirçevit, aplikimi më jo standard i aerografisë është pikturimi mbi trup. Arti trupor po grumbullon një popullaritet gjithnjë e më të madh dhe në Bullgari, kurse piktori është organizator i festivaleve dhe ekspozitave të shumta nga konkurset ndërkombëtare.


"Shumë kohë e konsiedroja si një aktivitet jo serioz – pohon Mirço Mirçevi – por doli se është një fushë e madhe dhe aktualisht pikturimi trupor po zhvillohet në mbarë botën. Kjo është një gjini fare e veçantë, në të cilën krijuesi dhe modeli janë të vënë në pozitë të ndryshme – kur piktori nuk pikturon duke parë modelin, por pikturon mbi model. Dhe atëherë formohet diçka shumë interesante."

Disa nga krijimet të cilat bëjnë përshtypje më të madhe, të cilat janë sfida më e madhe për Mirço Mirçevin, janë një tigër në xhungël mbi një xhip rus UAZ, si dhe një pikap /kamionçinë/ Ford F150, të cilin akoma po e ngasin diku nëpër botë:


"Për mua qe një nder i madh kur gjatë vitit 2011 të morëm pjesë në mbledhjen vjetore të fansave të automobilave amerikanë në Norvegji, ku e prezantuam këtë Ford. Futa shumë nga vetja ime – kujtohet Mirço Mirçevi. Bëra aksesorë, të cilët të duken si metalikë, një pajisje e cila kalon nëpër të gjithë makinën, ishte diçka e bukur dhe marramendëse. Natyrisht, fituam dekorata dhe njohje dhe kjo prej njerëzve, të cilët gjatë gjithë jetës merren me automobila amerikanë!"

Aerografia, si çdo një art tjetër, zhvillohet. Dhe pas kulmit të pikturave mbi makina, ajo hyn në sferën praktike të jetës sonë. Një popullaritet po grumbullojnë dhe pikturat aerografike mbi sende të ndryshme nga interieri i shtëpisë – tavolina, karrige, pllakat sanitare.


"Me bashkëshorten time pikturojmë mbi atë, e cila ne rrethon. Dekorimi i një sendi të veçantë e bën personal. Gjithmonë kam menduar dhe vazhdoj ta nënvizoj se nuk është me rëndësi se çfarë pikturon, por si e pikturon, nuk është me rëndësi se mbi çfarë pikturon, por cili është rezultati përfundimtar. Unë pikturoj mbi pllaka dhe lavamanë dhe kjo që e bëj më pëlqen. Në qoftë se kjo me të cilën merresh të jep mundësi të jetosh, domethënë ke arritur ëndrrën tënde - të ngrihesh për shkak të kësaj të cilën po e punon. Unë nuk dua të jem bankier, unë dua të zgjohem për shkak të lavamanit me ngjyra" – është kategorik Mirço Mirçevi.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD