Për një lehtësi maksimale për udhëtarët orari i Hekurudhave Shtetërore Bullgare tanimë është i dukshëm edhe në hartën Google maps, njoftoi Hekurudha Shtetërore. Gjatë kërkimit të një itinerari konkret në internet-platformën bullgare për lëvizje tregohen dhe drejtimet për udhëtimet e trenave. Kjo i zgjeron mundësitë gjatë zgjedhjes së një transporti të përshtatshëm. Me përfshirjen në platformë, Hekurudha Shtetërore Bullgare jep kontributin e vet ndaj ruajtjes dhe mbrojtjes së natyrës, sepse hekurudha, si një transport më i pastër ekologjik, ndan më pak emisione të dëmshme në atmosferë, thuhet në njoftim.
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..