Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjendje e jashtëzakonshme në krahinat e Ruses, Plevenit dhe Razgradit për shkak të murtajës afrikane të derrave

Foto: arkiv

Në rajonin e Ruses, Plevenit dhe Razgradit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të murtajës afrikane të derrave. Në krahinën e Ruses ka 4 vatra, ndërsa ajo më e fundit është në një fermë për rritje derrash në fshatin Brëshlen, ku rriten 40 000 kafshë. Në krahinën e Plevenit vatrat janë katër. Mbi 1/3 prej rritjes industriale të derrave të vendit është përqendruar në regjionet e Ruses dhe të Plevenit. Policia do të organizojë rojë në të gjitha rrugët hyrëse-dalëse të vendbanimeve ku ka vatra të regjistruara të sëmundjes dhe do t’i ndihmojë autoritetet sanitare me informata për praninë e derrave në oborret e pronarëve në vendet e populluara. Vendoset kontroll i rreptë në prodhimin dhe përdorimin e foragjereve.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...

botuar më 25-01-16 3.59.MD

Furnizimi me gaz natyror nga Azerbajxhani nuk ka rifilluar ende

Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi publik vuri në dukje se sipas informacioneve të fundit në dispozicion, problemet teknike ende nuk janë..

botuar më 25-01-16 2.42.MD

Dimitër Gllavçev i uroi kabinetit të ardhshëm mandat të gjatë dhe të suksesshëm

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shprehu shpresën se Kuvendi Popullor sot do të zgjedhë qeverinë e rregullt dhe se ajo do të ketë një mandat të gjatë dhe të suksesshëm. “Nuk ka sisteme që nuk funksionojnë, e dorëzojmë pas një pune të kryer..

botuar më 25-01-16 9.52.PD