Më 27 korrik, në ditën e Fjetjes së Shën Klementit të Ohrit, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shtatë Shenjtorët – dy vëllezërit e shenjtë Kiril dhe Metodi, krijuesit e alfabetit sllav /alfabeti glagolik/ dhe nxënësit e tyre – Klementi, Naum, Gorazd, Angelari dhe Sava. Monumenti më i vjetër, ku janë përmendur, është jetëshkrimi i parë i ruajtur i Shën Klementit, i shkruar nga Theofilakti Bullgar – Kryepeshkopi i Peshkopatës së Ohrit në fund të shekullit XI dhe në fillim të shekullit XII. Atje ai i ka quajtur “të zgjedhurit dhe korifenjtë” nga grupi i nxënësve “më të aftë”, na shpjegon prof. Svetlina Nikollova në Qendrën shkencore për mësimin e veprës së shenjtorëve Kiril dhe Metodi pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
“Klementi dhe Naumi mbeten në histori me zhvillimin e suksesshëm të veprës së Kirilit dhe Metodit në Bullgari, duke e shpëtuar nga harresa. Me përkrahjen e shtetit bullgar ata bëhen shtylla e lulëzimit të kulturës bullgare me shkrim në qendrat e Pliskës, Presllavit dhe Ohrit në fund të shekullit të IX dhe në çerekun e parë të shekullit të X. Sipas burimeve Klementi “është pasardhës i mizëve evropianë, të quajtur nga shumë njerëz bullgarë” dhe e ka pasuar Metodin që në moshën rinore. Klementi dhe Gorazdi i kanë zhvilluar debatet me kundërshtarët e shërbimeve fetare sllave pas vdekjes së Metodit. Sipas Theofilaktit, Klementi është iniciatori i mbërritjes së nxënësve në Bullgari. Princi Boris, i cili “ka ëndërruar për “burra të tillë”, i ka mirëpritur me nderime të mëdha, u ka siguruar kushte të mira jetese dhe nëpërmjet tyre është mësuar të lexojë Biblën. Nga këto troje ka filluar rruga e Klementit drejt pjesës jugperëndimore të Bullgarisë, ku ka punuar shumë vite si mësues dhe letrar. Për shkak të veprimtarisë së tij aktive dhe frytdhënëse ai e ka marrë njohjen e autoriteteve shtetërore. Naumi ka mbetur në kryeqytet deri në vitin 893, ku ka zhvilluar veprimtari letrare. Kur e kanë shpallur Klementin peshkop të parë, Naumi, i cili ka qenë prift, e ka zërë vendin e tij si mësues për rreth 7 vjet, pas së cilës është bërë murg. Në bregun e Liqenit të Ohrit ai e ka ndërtuar manastirin “Shën Kryeengjëlli Mihail”, i cili sot quhet “Shën Naumi”, ku ka vdekur më 23 dhjetor 910. Gorazdi ka qenë në vend të parë ndër nxënësit e Metodit. Që para se të vdesë, Metodi e ka shpallur si trashëgimtar i tij për shkak të aftësive të tij. Në Librin e Mbretit Boril (1207-1218) nga viti 1211, njoftohet për veprimtarinë letrare të Savës. Angelari ka vdekur pak pas mbërritjes së tij në Bullgari.”
Nuk ka të dhëna se kur ka lindur admirimi i gjithanshëm ndaj Shtatë Shenjtorëve. Për kultet ndaj Shën Kirilit, Shën Metodit, Shën Klementit, Shën Naumit, gjykojmë nga veprat e shkruara për datat e fjetjes së tyre gjatë shekujve IX-X. Supozohet se Gorazdi gjithashtu është shpallur shenjtor (sipas një kalendari nga shekulli XIV nga Polonia Jugore ai nderohet më 17 korrik). Ka supozime se data e përbashkët e festimit të tyre është caktuar në fillim të shekullit XVIII. Shfaqja e këtij kulti ka të bëjë me Kryepeshkopin e Ohrit Joasaf (1719-1749), i cili ka kontribuuar për nderimin e Shën Klementit dhe të Shën Naumit nëpërmjet një shtypshkronje në qytetin e tij të lindjes Moshopol (sot Voskopojë, Shqipëri Jugore), në të cilën ka shtypur vepra kushtuar atyre. Për respektin ndaj Shtatë Shenjtorëve dëshmon dhe “Shërbimi i Apostujve të Shenjtë dhe Shtatë Iluministëve të Bullgarisë dhe Dalmacisë”, ku nënvizohet lidhja e tyre me Bullgarinë. Që në vitin 1612 daton dhe pamja më e hershme e Shtatë Shenjtorëve, e cila është në kishën “Shën Mëria” të Manastirit Slimniçki te Liqeni i Prespës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një ulërimë sirene dhe një minutë heshtje na kujtojnë bëmën e revolucionarit dhe të gjithë atyre që vdiqën..
Prof. Konstantinos Nihoritis është një shkencëtar me të cilin i lidhim më shumë nga burimet e zbuluara greke për veprën e Vëllezërve Kirill dhe Metodij në shkallë botërore. Një studiues dhe teolog i shquar i Bullgarëve të Vjetër me botime të shumta..
Ekspozita mobile "Sekrete dhe Mistere nga Heraklea Sintika, një Udhëtim nëpër Kohë" do të hapet më 26 maj në Muzeun Kombëtar Sllovak. Ajo do të qëndrojë në Bratislavë deri në fund të korrikut, tha për BTA drejtoresha e muzeut në qytetin e Petriçit..
Më 2 qershor, ne përulemi para Hristo Botevit – një mbrojtës i zellshëm për lirinë e Bullgarisë, poet dhe publicist. Pikërisht në orën 12:00, një..