Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit dorëzoi dekoratat e veta vjetore për fëmijët e talentuar nga diaspora

Që nga krijimi i vet në vitin 1992 Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit përpiqet ta ndihmojë edukimin e fëmijëve bullgarë në shpirtin e unitetit kombëtar të të gjitha bashkatdhetarëve tanë jashtë Bullgarisë. Ajo mban kontakte me shumë organizata, asociacione dhe shoqëri të bullgarëve në botë, kërkon dhe regjistron informacione për të gjitha komunitetet bullgare jashtë vendit.

Edhe sivjet Agjencia vazhdon punën e saj në këtë drejtim dhe organizon aktivitete të ndryshme, ndër të cilat janë konkursi “Bullgarja e Vitit” dhe “Spartakiada” në Primorsko. Në atë të fundit morën pjesë 150 fëmijë bullgare nga Ukraina, Moldavia, Rumania, Serbia. Përveç kësaj Agjencia ndihmoi botimin e dy librave, të cilat tregojnë për jetën e një bullgari nga Argjentina, dhe të bullgarëve në rajonin Banat (që ndodhet në Rumaninë Jugperëndimore dhe në Serbinë Verilindore). Në një intervistë për Radio Bullgarinë kryetari i përkohshëm i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Dimitër Vlladimirov komentoi se:

“Që nga krijimi i Agjencisë deri më sot ndoshta ka mbi 1000 organizata bullgare nga jashtë, me të cilat mbajmë lidhje dhe përpiqemi të ndihmojmë veprimtarinë e tyre sipas mundësive që i kemi. Sigurojmë libra dhe materiale, kostume popullore për ansamblet e kërcimit. Ndihmojmë punën e shkollave të së dielës, duke punuar në bashkërendim me Ministrinë e Arsimit. Biseda ime e fundit për këtë temë ishte me Ambasadorin tonë në Meksikë, ku aktualisht krijohet një organizatë e bullgarëve dhe themelohet shkolla për mësimin e bullgarishtes.

Ndër aktivitetet e rregullta të Agjencisë janë tri konkurset për fëmijë, në të cilat vogëlushë nga e gjithë bota konkurrohen për çmimet e Agjencisë për këngë, vizatime dhe krijime letrare, kushtuara Bullgarisë. Konkursi letrar, i cili mban emrin e shkrimtarit Stefan Geçev gjatë viteve u afirmua si një program për kërkimin, përgatitjen dhe inkurajimin e fëmijëve me aftësi letrare. Veprat e pjesëmarrësve mund të jenë siç poezi, kështu edhe prozë. Çmimin e parë për poezi në grupmoshën 6-10 vjeç e mori Mihaella Taseva – nxënëse në klasën e katërt në shkollën bullgare në Bremen të Gjermanisë. Në kategorinë e prozës për të njëjtën moshë çmime të para morën Viktorija Bogdeva nga Qendra Kulturore “Az, Buki, Vedi” në Bolgrad të Ukrainës dhe Dmitrij Nikollaev nga Moldavia. Bashkë me konkursin letrar interes provokoi dhe ai muzikor, i cili e mban emrin e këngëtares popullore Ljubka Rondova. Pjesëmarrësit në të duhet të prezantojnë dy këngë, njëra prej të cilëve detyrimisht duhet të jetë popullore. Sipas jurisë sivjet interpretimi më i mirë i këngës bashkëkohore është ai i  Zhozefin Shor nga shkolla “Pejo Javorov” pranë Ambasadës bullgare në Bruksel. Ndër interpretimet popullore ishte zgjedhur kënga e Angelina Mësan nga Shkolla Bullgare e së Delës në fsatin Tabaki të Ukrainës.

Një nga fëmijët që mori dekoratë ishte Tatjana Kasabova. Ajo mori çmimin e dytë në grupmoshën 15-18 vjeç dhe doli në skenë në veshje popullore. Disa minuta pasi mori çmimin e saj, ajo u prezantua para mikrofonit të radio Bullgarisë:

“Quhem Tatjana Kasabova dhe jam 16-vjeçe. Vij nga qyteti Bolgar. Merrem me këndim që kur isha në klasën e parë në shkollë. Jam në Bullgari për herë të parë. Çdo vit dërgoj interpretimet e mia në CD. Në shkollën e së dielës mësuesja ime e bullgarishtes është Marija Stepanovna – Papazova. Për mua Bullgaria është atdheu im dhe do të vij të jetoj këtu. Por më parë duhet të mbaroj shkollë dhe të regjistrohem në Akademinë Muzikore në Sofje, sepse do të merrem me muzikë.”

Foto:Joan Kolev

Përgatiti në Shqip:Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD