Milena Selimi ka studiuar në Universitetin e Tiranës në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Pastaj ka bërë dhe specializim në fushën e gazetarisë dhe mediave në Universitetin e Sofjes. Shumë vite me radhë ka punuar në Radio Tirana, ka qenë redaktore e përgjithshme në gazetat Kult, Jeta dhe ABC dhe korrespondente e BBC-së. Është autore e shumë skenarëve për teatrin e fëmijëve. Që nga viti 2013 punon si këshilltare në Ministrinë e Kulturës. Milena Selimi është përkthyese profesionale nga bullgarishtja, italishtja, maqedonishtja, serbishtja dhe kroatishtja. Është autore e romanit “Nata e një Gruaje” dhe e përmbledhjes së poezive “Muzgu binjak me ëndrrën”.Është pjesëmarrëse aktive në forume për letërsi, gazetari, dramaturgji dhe përkthime të organizuara nga rrjeti evropian për letërsi dhe libra “Traduki”.
Në vazhdim të një muaji ajo ishte në Sofje si rezidente e Shtëpisë për Letërsi dhe Përkthime të fondacionit “Faqja Tjetër” (Next Page Foundation), për të punuar mbi përkthimin e saj të tretë nga gjuha bullgare – “Fizika e Trishtimit” të Georgi Gospodinovit. Ju ftojmë të dëgjoni intervistën me të të dhënë për Radio Bullgarinë pas qëndrimit të saj në Sofje, në të cilën ajo na tregoi për takimet e saj interesante në kryeqytetin bullgar, për familjen dhe rrënjët e saj bullgare, për veprimtarinë e saj kushtuar lidhjeve kulturore ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë, për popullarizimin e letërsive të vogla të Ballkanit në Shqipëri...
Foto: npage.org
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..