Me një medalje të artë, 2 të argjendta dhe 1 të bronztë u ktheu skuadra bullgare nga Olimpiada Ndërkombëtare e Informatikës në Baku të Azerbajxhanit. Medaljen e artë e fitoi Radosllav Dimitrov nga Plovdivi. Medaljet e argjendta i morën Aleksandër Krëstev nga qyteti Varna dhe Martin Kopçev nga qyteti Gabrovo. Në Olimpiadën në Azerbajxhan morën pjesë 327 nxënës nga 87 shtete. Bullgaria është në vend të 10-të për nga pikat dhe medaljet. Kjo është arritja jonë më e mirë për 5 vjetët e fundit. Bullgaria mbetet në vend të pestë në botë për nga medaljet në klasifikim për të gjitha olimpiadat.
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë në 9 për qind të studentëve aktivë. Këtë e tregon Renditja vjetore e universiteteve në vend...
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..
Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi. Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..