Zjarri afër Dupnicës tashmë është shuar. Situata u vështirësua pasi u ndez një pyll afër autostradës “Struma”, ndërsa zjarri përfshiu dhe një depo të paligjshme për mbeturina nën një prej urave të autostradës në drejtim të Greqisë. Tymi u përhap mbi një pjesë të qytetit dhe autoritetet shpallën gjendje të pjesshme fatkeqësie. Është kufizuar dhe zjarri i madh në rajonin e Haskovos. Ditën e mërkurë po vazhdon puna për shuarjen e plotë, ndërsa zjarrfikësit, ushtarakët dhe pylltarët realizojnë kontroll në perimetrin e mbi 80 hektarëve. Më shumë se 50 orë po vazhdon dhe shuarja e zjarrit në një depo plehrash pranë fshatit Shishmanci. Fatkeqësia shkaktoi tymosje të madhe në regjion.
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e një qeverie. Kjo u vendos në një këshill presidencial në parlament, raportoi BNT. Sipas burimeve..
Më 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Epifaninë . Sipas Biblës, në këtë ditë Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në lumin Jordan...
Më 7 janar shënojmë 80 vjet nga të ashtuquajturat "Krishtlindjet e Përgjakshme". Më 7 janar 1945, në Maqedoninë e Vardarit filloi therja masive dhe..
Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo..