Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filloi evakuimi i bullgarëve nga Samothrake

Foto: BGNES

Një pjesë nga bullgarët, të bllokuar prej disa ditëve në ishullin grek Samothrake gjatë kësaj nate janë transportuar deri në Aleksandrupolis. Pritet që gjatë ditës së enjte që të gjithë ata të cilët kanë dëshirë, të evakuohen në disa kurse në tragetin “Andros Xhet”, tha konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Selanik Vlladimir Pisançev. Një tension mes njerëzve, të cilët kanë qenë të detyruar  të mbeten në ishull për shkak të kohës së keqe dhe për shkak të problemeve teknike, ka lindur pasi janë transportuar vetëm automobilat, kurse pasagjerët kanë qenë të lënë në Samothrake, që të presin tragetet pasuese. Turistët, të cilit nuk kanë mundur të hipin për kursin e parë, kanë bllokuar anijen e portit në Samothraki. Në fund të fundit autoritetet e kanë përballuar problemin.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 majin

Të premten moti do të jetë kryesisht me diell, por me erë. Pasdite, vranësirat do të fillojnë të shtohen nga jugperëndimi dhe në mbrëmje do të bien reshje shiu, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit gjatë natës. Temperaturat minimale..

botuar më 25-05-08 7.25.MD
Rosen Zheljazkov dhe Antonella Bassani

Kryeministri Rosen Zheljazkov: Bullgaria i ka pranuar të gjitha kriteret për Eurozonën

Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke folur me Zëvendëspresidenten për Evropën dhe Azinë Qendrore të Bankës Botërore, Antonella..

botuar më 25-05-08 6.09.MD

Partia "Vëzrazhdane" po përgatit një votë të tretë mosbesimi kundër kabinetit "Zheljazkov"

Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti Conço Ganev. Partia u ka dërguar një ftesë dy grupeve parlamentare – MEÇ (“Moralit, Unitetit dhe..

botuar më 25-05-08 12.28.MD