Allbena është një emër bullgar me popullaritet të madh kënduar-lavdëruar në krijimtarinë e shkrimtarit të madh bullgar Jordan Jovkov. Drama e tij me të njëjtin emër për dashurinë e vajzës së bukur Allbena, është ndër pjesët më të luajtura bullgare. Akti zhvillohet në krahinën Dobruxha, ku sot shtrihet pushimorja detare “Allbena”. Vepra letrare e Jovkovit, e cila ia dha emrin pushimores, tashmë mbushi 90 vjeç (1929). Ndërsa më 24 gusht mbushen 50 vjet nga vënia në shfrytëzim e pushimores.
“Allbena” është vendpushimi i parë bullgar, ndërtuar fund e krye sipas një projekti të tërësishëm me hotele, restorante dhe dyqane, të përfshira në një kompozim origjinal arkitekturor. Ndër prioritetet e tij janë afërsia me natyrën, në jug shtrihet rezervati Balltata, si dhe rripi i gjerë i plazhit. Programi i përvjetorit të 50-të përfshin hapjen e një salle të re të konferencave me arkitekturë origjinale dhe shfaqjen e mjuzikëllit “Mamma mia” të Operës dhe të Baletit të Sofjes.
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..