Një nga elementet më të përkryera të petkave popullore të bullgares padyshim janë paftat. Të bukura, të punuara me shkathtësi prej metaleve të ndryshme, të zbukuruara me figura dhe ojna origjinale, këto tokëza për rripa konsideroheshin një simbol prej gruaje. Mirëpo, fillimisht paftat ishin një atribut i petkave të burrit.
“Në Mesjetë në Bullgari paftat ishin një shenje e statusit social të burrit. Ato ishin karakteristike për uniformat e ushtarakëve, ndërsa lloji dhe zbukurimi i tokëzave ishte në varësi të gradës së tyre në ushtri – tregon Grozdelina Georgieva nga Muzeu Regjional Etnografik në qytetin Pllovdiv. – Pas rrëzimit të Bullgarisë nën zgjedhën osmane në shekullin e 14-të, bullgarët humbën shtetin dhe si rezultat i kësaj edhe ushtrinë. Për këtë arsye paftat gradualisht u bënë pjesë e petkave popullore të grave dhe u shndërruan në mbrojtës të pjesës së saj më të rëndësishme të trupit – barkut, pra aty ku rritet fëmija. Kjo për arsye se gruaja është ajo e cila sjell jetën e re dhe nëpërmjet saj mbijeton shteti dhe populli."
Paftat janë shenje e statusit social dhe përcaktojnë kalimin e vajzës në një grup të ri social – në grupin e grave të martuara. Ato ishin një dhuratë e shtrenjtë nga familja e djalit në momentin e fejesës, por ndryshe nga stolitë për qafë dhe kokë, byzylykët dhe unazat, të cilët gjithashtu janë pjesë e dhuratave për nusen e ardhshme, paftat janë element i detyrueshëm të cilin nuset mbajnë për të treguar gjendjen e ndryshuar shoqërore. Për këtë arsye vajzat e pamartuara nuk mbajnë pafta.
Si të gjitha stolitë edhe paftat kanë rëndësi magjike. Nuk është e rastit se ato punoheshin prej metali, madje mjeshtrit preferuan argjendin, sepse është i bardhë dhe si një pasqyrë largon sytë e këqija dhe i kthen përsëri në drejtim nga ku vijnë. Ndryshe nga petkat kombëtare stolitë nuk janë të veçuara sipas regjioneve.
"Paftat përveç funksionit mbrojtës luajnë edhe një rol zbukurimi. Kjo për arsye se gruaja duhet të posedojë një farë joshje. Ajo duhet të dallohet dhe të jetë pëlqyer" - shpjegon bashkëbiseduesja.
Bënë përshtypje larmia e motiveve dhe subjekteve të rikrijuara mbi paftat.
"Duke jetuar në Perandorinë Osmane, kjo patjetër ndikoi mbi disa prej elementeve të kostumit dhe zbukurimit – vazhdon Grozdanka Georgieva. – Prandaj në paftat hasen si ornamentet bimore të lejuara nga ikonografia osmane – lule, gjethe, vile rrushi, fruta, gërsheta, ashtu edhe motivet tipike kafshore bullgare – palloi, pëllumba, gjarpërinj, elemente gjeometrike. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit 18-të mund të shihen edhe elemente të stilit barok, i cili depërtoi në vendin tonë përmes tregjeve lindore."
Është interesant depërtimi i zbukurimeve prej sedefi mbi paftat me figurat e shenjtorëve dheme elemente të festave të krishtere. Ato mbaheshin nga pelegrinët që udhëtuan në vendet e shenjta dhe shpesh ishin dhuratë për priftërinjtë, të cilët mbajnë pafta nën veshjen e tyre speciale. Për këtë shkak manastire të mëdha në Bullgari si Rillski dhe Baçkovski, disponojnë koleksione jashtëzakonisht të pasura me pafta.
Me depërtimin e modës qytetare që para Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane (1879) në vendbanimet e mëdha rripat prej argjendi ose floriri me tokëza me forma të ndryshme zëvendësuan paftat. Në disa rajone mbaheshin pafta, por forma e tyre u ndryshua në tokëza origjinale të zbukuruara me sedef.
Çfarë sekrete të tjera fshehin paftat?
“Ndoshta sekreti më i madh është besimi se ky zbukurim do të ruajë njeriun. Sipas besimeve trupi i njeriut është i ndarë në pjesën e sipërme dhe në të të poshtme dhe pa i mbrojtur mbetet vetëm mesi, pra aty ku vihet rripi dhe brezi. Gruaja duhej të mbronte stolitë e saj, sepse besohej se nëse bien në duar të këqija mund të bëhen magjitë më të këqija me to. Dhe ndoshta duhet të ruajmë besimin se stolia është pjesë e pandarë e njeriut, e cila ka forcën ta mbrojë nga çdo gjë e keqe."
Foto: arkiv personal, Muzeu Regjional Etnografik në qytetin Pllovdiv, Ani Petrova dhe arkiv
Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..
Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për..