Oggie Marinski ka shkuar në Ibizë për pak, por ende është atje – tashmë 10 vjet. Silueta e tij me kitarë në duar shihet në sfondin e qiellit të zjarrtë mbi ishull. Përveç se merret me muzikë Oggie Marinski vallëzon shumë mirë edhe me zjarrin. Prandaj shpeshherë mund ta shihni në ndonjë shou të zjarrtë. Meqenëse vallet me poi (një top i lidhur në një litar, që përdoret në numrat me zjarr zhonglerëve) nuk janë të njohura në Bullgari, e pyetëm se si e ka gjetur zjarri.
“Është një histori e gjatë – buzëqesh Oggie. – Përveç se kam jetuar 10 vjet në Spanjë, kam qenë edhe 15 vjet në Kinë. Faktikisht çdo gjë filloi atje. Banoja në Kinë dhe udhëtoja deri në Tajlandë. Atje i pashë se si vallëzonin nëpër ishuj dhe u mahnita. I thash vetes se nuk do ta mësojë kurrë këtë valle. Mirëpo, pas disa vitesh një djalë më tregoi elemente të valleve me zjarrin. Fillova t’i praktikoja. Unë jam fanatik në gjithçka, e them këtë seriozisht. Dy tre vjet stërvitesha në shtëpi. Një herë i tregova një mikut tim kinez se çfarë kam mësuar dhe ata filluan të më ftojnë në shfaqje të ndryshme. Kështu fillova.”
Ja se çfarë na tregoi Oggie për ndjenjën kur i nënshtrohesh zjarrit: “Njerëzit mendojnë se është e rrezikshme, sepse zjarri është një stuhi. Edhe unë mendoja kështu dhe në fillim kisha frikë. Në fakt, kur ke kontroll, nuk është rrezikshëm, vetëm kështu duket. – buzëqesh ai. – Derisa e bëj shoun, unë bie në trans. Edhe për mua, edhe për publikun koha është diçka subjektive. Gjithçka vazhdon 10 minuta, ndërsa ndjenja është se ka vazhduar gjysmë orë.”
Oggie Marinski ka shkuar në Kinë si student në Filologjinë Kineze në Bullgari, por pas kësaj i ka braktisur studimet filologjike dhe shumë vite me radhë ka punuar si agjent i pasurive të patundshme. Vendi aziatik ka ndryshuar para syve të tij.
Meqenëse Ibiza është Meka e muzikës elektronike ajo gjithashtu e tërheq. Supozon se projekti i tij i ardhshëm do të jetë pikërisht në këtë stil. Ai ka shfaqje në klube të ndryshme, në festa, ose thjeshtë kur dielli perëndon në pjesën perëndimore të ishullit. Por pavarësisht se çfarë muzike interpreton, nuk mund të mos ketë frymëzim, ndërsa frymëzimi për çdo krijues është diçka individuale.
“Frymëzimi vjen nga vetë interpretimi – thotë Oggie. –Kur filloj të interpretoj muzikë unë nuk ka frymëzim, ai vjen gradualisht. Sigurisht që ajo vjen dhe nga jeta e jashtme – natyra, përshtypjet nga bota. Jam fatlum të jem në një vend të tillë, sepse në Ibizë ka ngjyra më të ndryshme. Këtu ka shumë burime frymëzimi.”
“Gjëja e parë që më vjen ndër mend është liria. Liria për të ndjekur veten time, instinktin tim të brendshëm, jo atë të shoqërisë dhe jo atë të miqve të mi. Nuk më interesojnë këshillat e të tjerëve. Prandaj gjatë disa viteve të fundit u mbylla pak – na tregon Oggie. - Jashtë ka shumë zhurmë. Tani jetoj vetëm në pyll dhe e dëgjoj atë që është brenda meje. Në këtë mënyrë përpiqem të ndjek sa më shumë vetveten time të brendshme. Për mua këto janë vlerat më të mëdha në jetë.”
Foto: arkiv personal
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën..