Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë do të zhvillohet maratona e stafetës Ekiden

Foto: sofiaekidenmarathon.com

Më 6 shtator adhuruesit e vrapimit nga i gjithë vendi do të vrapojnë nëpër bulevardet qendrore të Sofjes në maratonën e pestë të stafetës “Sofja Ekiden Maratonë”. Fillimi është në orën 9 përpara stadiumit kombëtar “Vasill Levski” në kryeqytet. Fillimi do të jepet nga ambasadori japonez  Masato Vatanabe. Maratona është pjesë nga edicioni i 30 i Ditëve të kulturës japoneze në Bullgari. Ngjarja ka për qëllim të popullarizojë jo thjesht vrapimin në stafetë në Bullgari, por dhe shpirtin e përbashkët si ekip - për këtë qëllim pjesëmarrësit në maratonë do të bashkohen në skuadra me nga 6 veta. Përveç kësaj, sipas organizatorëve, mes qëllimeve të maratonës së sivjetshme do të jenë po kështu shënimi i 134 vjetëve nga Bashkimi i Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, 140 vjet nga krijimi i zyrës diplomatike bullgare dhe 15 vjet Bullgari në NATO.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova u jep çmime fituesve të një konkursi të Pashkëve në Bosilegrad

Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të Bosilegradit. Fëmijët do të konkurrojnë në tre kategori - për vezën më të fortë, më të bukur dhe më..

botuar më 25-04-21 4.10.PD

Parashikimi i motit për 21 prillin

Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..

botuar më 25-04-20 6.40.MD

Mbrëmja e Pashkëve për Ngjalljen e Dytë në kishën e kryeqytetit "Shën е Diela"

Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”). Në liturgjinë festive u kënduan tekste nga Ungjilli në gjuhë të ndryshme, duke na kujtuar se..

botuar më 25-04-20 2.03.MD