Vendimi gjyqësor për lirimin e parakohshëm të australianit Jock Polfreeman i cili ka qenë i dënuar 20 vjet burg shkon për shqyrtim në Inspektoratin Gjyqësor. Kjo u vendos nga trupi gjykues i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Vendimi për lirimin e Polreeman-it i Gjykatës së Apelit të Sofjes ishte kritikuar nga përfaqësuesit e grupeve të ndryshme parlamentare. Kundër tij organizuan protesta dhe partitë nacionaliste me kërkesë për verifikim të gjykatësve mbi paanshmërinë dhe pavarësinë e tyre.
Australiani vuan dënim nga viti 2007 për vrasjen e studentit Andrej Monov në qendër të Sofjes. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në burgun bullgar Polfreeman ka mësuar me shkrim dhe me të folur gjuhën bullgare, ka mbaruar arsim të lartë dhe ka krijuar një organizatë joqeveritare për reformimin e sistemit të burgjeve në Bullgari.
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë më 19 shkurt në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Bullgaria mori një ftesë nga Pallati Elysee..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..