Një përkrahje kategorike për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian – rreth këtij qëndrimi u bashkuan ministrat e jashtëm të Bullgarisë – Ekaterina Zaharieva, të Greqisë – Nikos Dendias, të Rumanisë – Ramona Mănescu dhe të Kroacisë - Gordan Grlić Radman, të cilët u takuan sipas traditës në kuadrin e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Jemi të bindur se do të jemi më të sigurt, me prosperitet më të madh dhe më të pasur vetëm në qoftë se të gjithë fqinjët tanë bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian. Greqia i ndihmonte tri vendet tona në periudhën para aderimit, ndërsa tani erdhi koha edhe ne t’i përkrahim fqinjët tanë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi para kolegëve të vet Zaharieva, duke pasur parasysh Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjën e Hercegovinën.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..