Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lidhja „adoptuesi – i birësuari“ është në qendrën e vëmendjes së institucioneve sociale

Foto: arkiv

Raporti ndërmjet numrit të të birësuarve dhe atij të fëmijëve të braktisur nga prindërit е tyre tek ne mbetet pothuaj pa ndryshim gjatë viteve dhe kjo është një shenjë për këtë se sistemi për zgjedhjen e familjeve që aplikojnë për adoptim ka nevojë për ndryshim. Ky përfundim del nga praktika shumëvjeçare e organizatave joqeveritare, të cilat janë furnizues të shërbimeve sociale. Me këtë qëllim ata ftuan përfaqësuesit e institucioneve shtetërore për t’u përfshirë në diskutimin me temë “Zëri i fëmijës së birësuar”. Në qendrën e diskutimeve ishin sfidat dhe vështirësitë në rritjen e fëmijëve të birësuar, të cilët në fillim shpesh janë nënvlerësuar e pastaj provokojnë zhgënjim të madh dhe madje adoptuesit heqin dorë nga ta.

Sipas të dhënave jozyrtare në mes të vitit 2019 në vend ka 1814 fëmijë të regjistruar për birësim, kurse familjet që aplikojnë për adoptim janë 1533. Çdo vit birësohen 500-516 fëmijë dhe mbetet raporti: më shumë fëmijë, më pak kandidatë për birësues . 923 janë fëmijët me çrregullime për adoptim, por gjatë vitit të kaluar vetëm 23 prej tyre janë birësuar, kurse deri në mes të këtij viti shifra e tyre është vetëm 8. Të dhënat janë pjesë e analizës së organizuar nga Kompleksi për Shërbimet Sociale i qytetit të Plovdivit dhe asociacioni “Të birësuarit dhe të birësuesit”.

“Të dhënat tona nuk janë zyrtare dhe përfaqësive, por ato tregojnë tendenca, të cilat kanë nevojë për analizë të thelluar” – tha Nedka Petrova – eksperte dhe koordinatore në “Aleancën Kombëtare për Përgjegjësi Sociale”. Problemi më i madh sipas specialistëve, i cili mund të ndikojë thellë jetën e njeriut është procedura e përfundimit të birësimit – një çështje, e cila nuk ka përgjigje të njëanshme dhe e cila ka nevojë për debat serioz dhe pastaj për veprime konkrete administrative.

„Është me rëndësi të thuhet se në fakt ne të rriturit – adoptuesit dhe aplikantët për adoptim hyjmë në jetën e një fëmije–. Ne jemi ata, të cilët duhet ta pranojmë fëmijën me karakterin, identitetin, veçoritë dhe sjelljen e tij pa pasur mundësi të heqim dorë nga ai, në se diçka nuk na pëlqen, shpjegoi Nedka Petrova. Ky është një fëmijë i lindur dhe me përvojë të grumbulluar që ka përjetuar trauma dhe detyra dhe angazhimi ynë është që të kujdesemi për të, t’i shërojmë plagët e shpitit të tij, të krijojmë kushte të përshtatshme për një fëmijëri të lumtur. Më shpesh birësuesit heqin dorë nga fëmija në moshën e vështirë 15-16 vjeç. Dhe në këtë situatë akoma para formimit të personalitetit të tij, ai përsëri ndryshon emrin e vet dhe humbet identitetin. Emri i tij është ndryshuar një herë për shembull në moshën 5-6 vjeçare dhe pastaj pas një procedure të gjatë gjyqësore emri dhe mbiemri i i tij përsëri ndryshohet. Vetëm përfytyrohuni një situatë të tillë: Valeri, i cili në gjysmën e parë të vitit mëson dhe shkon në shkollë, semestrin e dytë merr emrin Vladimir dhe kthehet tek prindërit e tij të lindjes, të cilët nuk e duan dhe nuk mendojnë se ai do të bëhet trashëgimtari i tyre. Ky është një problem tepër serioz, me të cilin përballohemi shpesh dhe duhet të kërkojmë zgjidhjen më të mirë për fëmijën në këtë rast”.

E rëndësishme është dhe çështja për përgatitjen e aplikantëve për birësim. Me sa duket ajo nuk është e mjaftueshme – dhe nga pikëpamja e sasisë dhe nga ajo e cilësisë. Ka nevojë për përgatitje më të mirë teorike dhe praktike për specialistët, të cilët i vlerësojnë kandidatët për adoptim në mënyrë që vendimi i tyre të jetë i drejtë. Sipas nëpunësve socialë në anketën për vlerësimin e familjeve duhet pasur parasysh dhe pritjen e fëmijës, i cili ka nevojë për kujdes prindëror.

Dhe jo në vend të fundit për nga rëndësia është mosha e familjeve, të cilët aplikojnë për adoptim. Sipas të anketuarve shumica e problemeve të mëvonshme janë pasojë e diferencës së madhe në moshë të prindërve birësues dhe të fëmijëve të adoptuar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD