Një kompani koreane ka shfaqur interes për pjesëmarrje në projektin për centralin atomik elektrik “Belene”. Kjo u bë e qartë gjatë takimit të Kryeministrit bullgar Bojko Borisov me Presidentin e Republikës së Koresë Moon Jae-in. Takimi u zhvillua pas kthimit të Presidentit nga Nju Jorku dhe pjesëmarrjes së tij në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Bullgaria është kthyer në lider rajonal në Ballkan, tha Moon Jae-in dhe nënvizoi se ka mundësi të mëdha për bashkëpunim ekonomik ndërmjet të dyja vendeve në sferat e teknologjisë së informacionit, energjisë së ripërtëritshme dhe mbrojtjes. Presidenti i Koresë së Jugut u angazhua ta reklamojë Bullgarinë dhe shtoi se shteti ynë është një destinacion tërheqës për investime për shkak të tatimeve të ulëta, kushteve të mira për biznes dhe mundësive për akses tek tregu i gjerë të Bashkimit Evropian.
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së shpejti. Kjo u njoftua nga komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në..
Ukraina dhe populli ukrainas kanë një dëshirë të fortë për t'u bashkuar dhe për t'u bërë pjesë e BE-së. Nëse e ruajmë këtë ritëm, mund të shpresojmë që Ukraina do të anëtarësohet në vitin 2030, tha për BNT-në Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta..
Sot në orën 14:30 deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov. Ai u parashtrua nga partia MEÇ, me mbështetjen e “Vëzrazhdane” dhe “Veliçie” me motivin e mospërballjes me korrupsionin...
"Ka një popull të tillë" mbetet pas marrëveshjes së koalicionit dhe vazhdon të punojë me partnerët si një qeveri minoritare. Këtë e deklaroi deputetja..
Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para..
Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës..