Këshilli për Mediat Elektronike votoi njëzëri me 5 vota “pro” ndërprerjes së parakohshme të mandatit të Drejtorit të Përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) Svetosllav Kostov. Postin e Drejtorit të Përgjithshëm të BNR-së e merr përkohshëm Drejtori i Fondit të Arkivave të BNR-së Anton Mitov. Shkasi për këtë vendim u bë ndërprerja e transmetimit të programit qendror të BNR-së “Horizont” për 5 orë më 13 shtator të këtij viti. BNR-ja e ka statusin e një objekti strategjik, i cili në raste krizash ka misionin t’i informojë qytetarët dhe sipas licencës së vet media është e detyruar të transmetojë program në vazhdim të 24 orëve.
Në konferencën e posaçme për shtyp Svetosllav Kostov deklaroi se nuk i pranon motivet e Këshillit për Mediat Elektronike dhe do ta apelojë vendimin e organit në Gjykatë.
Sipas Kostovit organi i rregullimit të mediave ka vepruar pa respektuar ligjet dhe qëllimi i tij është destabilizimi i Radios Kombëtare Bullgare.
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të tij nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Spitali do të ketë 16 reparte me 147 shtretër dhe do t'u..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..