Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash gjeopolitike dhe ekonomike, Bullgaria mbetet një partner i parashikueshëm dhe i besueshëm për arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve të përbashkëta në BE.
Presidenti i Këshillit Evropian e përshkroi përparimin e Bullgarisë në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë si "mbresëlënës". Në fillim të vizitës së tij në vend, Costa bëri thirrje për investime në industrinë e armëve dhe theksoi se në këtë mënyrë Bullgaria mund të kontribuojë në mbrojtjen e vendeve të tjera evropiane.
"Do ta shihni vetë se industria bullgare e mbrojtjes ka tradita të pasura dhe një vend të qëndrueshëm në tregjet globale, duke qenë ndër liderët në Evropë", tha Presidenti Rumen Radev në një takim me mysafirin në Sofje.
Prioritet mbetet zgjerimi i BE-së si garant i sigurisë dhe stabilitetit për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor, por nuk duhet të lejojmë që shkeljet e parimeve të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut të fshihen pas ambicieve të deklaruara për anëtarësim, tha gjithashtu Radev.
“Këshilli Evropian do të vazhdojë të punojë me Maqedoninë e Veriut për të zbatuar angazhimet e marra në lidhje me anëtarësimin në BE”, u përgjigj Presidenti i Këshillit, António Costa.Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se..