Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash gjeopolitike dhe ekonomike, Bullgaria mbetet një partner i parashikueshëm dhe i besueshëm për arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve të përbashkëta në BE.
Presidenti i Këshillit Evropian e përshkroi përparimin e Bullgarisë në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë si "mbresëlënës". Në fillim të vizitës së tij në vend, Costa bëri thirrje për investime në industrinë e armëve dhe theksoi se në këtë mënyrë Bullgaria mund të kontribuojë në mbrojtjen e vendeve të tjera evropiane.
"Do ta shihni vetë se industria bullgare e mbrojtjes ka tradita të pasura dhe një vend të qëndrueshëm në tregjet globale, duke qenë ndër liderët në Evropë", tha Presidenti Rumen Radev në një takim me mysafirin në Sofje.
Prioritet mbetet zgjerimi i BE-së si garant i sigurisë dhe stabilitetit për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor, por nuk duhet të lejojmë që shkeljet e parimeve të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut të fshihen pas ambicieve të deklaruara për anëtarësim, tha gjithashtu Radev.
“Këshilli Evropian do të vazhdojë të punojë me Maqedoninë e Veriut për të zbatuar angazhimet e marra në lidhje me anëtarësimin në BE”, u përgjigj Presidenti i Këshillit, António Costa.Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në planet e mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe në forcimin e sigurisë. Pjesë e delegacionit është edhe..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në fshatin Dren, komuna e Radomirit, ku mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të krijimit të..
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit..
Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të..
Një album që përmbledh kostume tradicionale nga shtatë rajone të Vllahisë në Rumani u prezantua në ambientet e Muzeut të Qarkut Giurgiu.Në katalogun, të..