Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i Këshillit Evropian u takua me Kryeministrin dhe Presidentin bullgar

Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov (djathtas) dhe Kryetari i Këshillit Evropian António Costa
Foto: BTA

Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash gjeopolitike dhe ekonomike, Bullgaria mbetet një partner i parashikueshëm dhe i besueshëm për arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve të përbashkëta në BE.

Presidenti i Këshillit Evropian e përshkroi përparimin e Bullgarisë në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë si "mbresëlënës". Në fillim të vizitës së tij në vend, Costa bëri thirrje për investime në industrinë e armëve dhe theksoi se në këtë mënyrë Bullgaria mund të kontribuojë në mbrojtjen e vendeve të tjera evropiane.

"Do ta shihni vetë se industria bullgare e mbrojtjes ka tradita të pasura dhe një vend të qëndrueshëm në tregjet globale, duke qenë ndër liderët në Evropë", tha Presidenti Rumen Radev në një takim me mysafirin në Sofje.

Prioritet mbetet zgjerimi i BE-së si garant i sigurisë dhe stabilitetit për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor, por nuk duhet të lejojmë që shkeljet e parimeve të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut të fshihen pas ambicieve të deklaruara për anëtarësim, tha gjithashtu Radev.

“Këshilli Evropian do të vazhdojë të punojë me Maqedoninë e Veriut për të zbatuar angazhimet e marra në lidhje me anëtarësimin në BE”, u përgjigj Presidenti i Këshillit, António Costa.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 prillin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..

botuar më 25-04-28 7.40.MD

Çmimi i gazit natyror pritet të bie me rreth 14% në maj

Gazi natyror pritet të bëhet më i lirë me rreth 14% krahasuar me çmimin aktual, njoftoi drejtori ekzekutiv i “Bulgargaz”, Veselin Sinabov, në një takim të hapur të Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Ujit. Kjo do të thotë që një megavat-orë do të..

botuar më 25-04-28 4.29.MD

Kryeministri e njohu Antonio Koshta me potencialin e industrisë bullgare të mbrojtjes

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Koshta dhe kryeministri Rosen Zheljazkov vizituan Uzinën Ushtarake “Arsenall” në Kazanllëk. Menaxhmenti i kompanisë prezantoi aftësitë teknologjike të uzinës, kapacitetet kryesore të prodhimit, si dhe proceset..

botuar më 25-04-28 3.33.MD