Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash gjeopolitike dhe ekonomike, Bullgaria mbetet një partner i parashikueshëm dhe i besueshëm për arritjen e qëllimeve dhe prioriteteve të përbashkëta në BE.
Presidenti i Këshillit Evropian e përshkroi përparimin e Bullgarisë në rrugën drejt anëtarësimit në Eurozonë si "mbresëlënës". Në fillim të vizitës së tij në vend, Costa bëri thirrje për investime në industrinë e armëve dhe theksoi se në këtë mënyrë Bullgaria mund të kontribuojë në mbrojtjen e vendeve të tjera evropiane.
"Do ta shihni vetë se industria bullgare e mbrojtjes ka tradita të pasura dhe një vend të qëndrueshëm në tregjet globale, duke qenë ndër liderët në Evropë", tha Presidenti Rumen Radev në një takim me mysafirin në Sofje.
Prioritet mbetet zgjerimi i BE-së si garant i sigurisë dhe stabilitetit për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor, por nuk duhet të lejojmë që shkeljet e parimeve të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut të fshihen pas ambicieve të deklaruara për anëtarësim, tha gjithashtu Radev.
“Këshilli Evropian do të vazhdojë të punojë me Maqedoninë e Veriut për të zbatuar angazhimet e marra në lidhje me anëtarësimin në BE”, u përgjigj Presidenti i Këshillit, António Costa.Në një konferencë për shtyp në Këshillin Bashkiak të Sofjes, anëtarët e larguar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” – kryetarët e bashkive të lagjeve “Ljulin” dhe “Mlladost”, Georgi Todorov dhe Ivajllo Kukurin, si dhe këshilltarët bashkiakë Dragomir Ivanov..
Lideri i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov, deklaroi në parlament se buxheti shtetëror është në minus, ndërsa fitimet e pritura nga hyrja në Shengen nuk janë të realizuara. Sipas Kostadinovit, të ardhurat shtesë do të duhej të ishin rreth..
Marrja e përgjegjësisë është një hap drejt rivendosjes së besimit në koalicion. Kështu komentoi deputeti i PP-DB, Ivajllo Mirçev, dorëheqjen e Kirill Petkov dhe e përshkroi atë si një veprim të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm, njoftoi BGNES. Në fillim të..
Asen Vasilev deklaroi në një konferencë për shtyp se ai mbetet kryetari i vetëm i partisë "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP). Pas një takimi të Këshillit..
Në Forumin Global për Lidhjen e Transportit - 2025 në Stamboll, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov u takua me homologun e..
Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, i cili ndodhet për vizitë në Bullgari, deklaroi se vendi ka një rol kyç në..