Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti i Bullgarisë dhe Sekretari i Përgjithshëm i “Reporterëve pa kufij” diskutuan situatën mediatike tek ne

Presidenti Radev
Foto: BGNES

Gjendjen e mjedisit mediatik në Bullgari, besimin e qytetarëve në mediat, standardet profesionale në gazetari, modelet e financimit të mediave dhe pavarësinë e politikës së redaksive diskutuan sot në Sofje Presidenti Rumen Radev dhe Sekretari i Përgjithshëm i “Reporterëve pa Kufij” Christophe Deloire.

Sipas Ravedvit vendi i 111-të i Bullgarisë në Indeksin e Lirisë së Shtypit  të “Reporterëve pa Kufij” është shqetësues para së gjithësh për shkak të problemeve serioze të konstatuara në sferën e mediave - ajo, e cila duhet të jetë baza e demokracisë. Mungesa e ligjit adekaut për të gjitha mediat, i cili të formulojë standarde konkrete, është ndër arsyet për gjendjen e mjedisit mediatik në Bullgari, ishte thënë në takim. Sipas fjalëve të Presidentit financimi është çështja me rëndësi më të madhe  për garantimin e lirisë, pavarësisë dhe pluralizmit në mediat dhe ka nevojë për kritere të qarta për akses në financimin evropian dhe për shpërndarjen e drejtë të tij.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov

PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit

“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..

botuar më 24-11-28 6.36.MD

Përpjekja e shtatë e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..

botuar më 24-11-28 4.34.MD