Komisioni Evropian miratoi raportin më të ri mbi mekanizmin e bashkëpunimit dhe kontrollimit të Bullgarisë në plotësimin e angazhimeve në reformën gjyqësore, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni konsideron se avancimi i Bullgarisë në kuadrin e mekanizmit i përgjigjet plotësimit të angazhimeve të vendit të marra përsipër në momentin e aderimit në BE në vitin 2007. Bullgaria duhet të vazhdojë të punojë për shndërrimin e angazhimeve në legjislacion konkret. Ajo duhet të mbikëqyrë plotësimin e reformave nëpërmjet një këshilli i cili do të punojë pas përfundimit të kontrollimit të Komisionit Evropian. Para se të miratojë vendimin definitiv për heqjen e mekanizmit për Bullgarinë Komisioni Evropian do të dëgjojë qëndrimin e Këshillit të BE-së dhe të Parlamentit Evropian.
Për Rumaninë u vendos që monitorimi të vazhdojë.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..