Kamioni vrasës me 39 kufoma i cili u zbulua më 23 tetor në qarkun anglez Eseks, megjithëqë është regjistruar në Bullgari, nuk ka hyrë në vend asnjë herë që nga viti 2017 e këtej, sipas informacionit të Policisë Kufitare. Kamioni me markën “Scania” ka dalë nga Bullgaria më 20 qershor të vitit 2017 i ngasur nga dy shtetas të Britanisë së Madhe. Ka hyrë në territorin e Britanisë së Madhe nga qyteti belg Zeebrugge, duke kaluar përmes portit Purfleet. Viktimat e zbuluara në kamion janë me prejardhje kineze, gjë që tregon se nuk është e mundshme që ata të jenë të ngarkuar në Bullgari, komentoi para gazetarëve zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva.
Në Bullgari ka shumë peshk. Përveç kësaj, vendi ynë është në një nivel shumë të lartë evropian të përpunimit. Këtë e tha për BNR në prag të Ditës së Shën Nikollës - festës së peshkatarëve dhe marinarëve, Dr. Jordan Gospodinov - drejtor ekzekutiv i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ua ndau Distinktivin e Nderit të Presidentit veprimtarëve të shquar me arritje të rëndësishme në fushën e kulturës, arsimit dhe shkencës. Ndër të shpërblyerit janë: Vasill Vasilev - gazetar dhe kryetar i Komitetit..
Sipas kreut të DPS-Fillimi i Ri, Deljan Peevski, dështimi i provës së dhjetë për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor tregon se forcat e tjera politike nuk duan një parlament funksional. Ai theksoi se partia e tij kësaj..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov ka dorëzuar në regjistrin e Kuvendit të 51-të Popullor heqjen e imunitetit si përfaqësues i..