Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Sllovakia përkrahin zgjerimin e BE-së

| rinovuar më 19-10-24 7.46.MD
Mirosllav Lajçak
Foto: EPA/BGNES

Bullgaria dhe Sllovakia janë përkrahësit më të mëdhenj të zgjerimit të BE-së, deklaroi zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva pas takimit me ministrin e punëve të jashtme dhe të çështjeve evropiane të Republikës së Sllovakisë Mirosllav Lajçak. Shprehin shqetësim të thellë për këtë, se herën e radhës Këshilli i Evropës shtyri miratimin e vendimit për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë.
Bullgaria është një nga destinacionet më të preferuara nga turistët sllovakë, tha ministër Lajçak. Jemi partnerë të afërte në rendin evropian të ditës, koordinojmë përpjekjet tona për formimin e buxhetit të ardhshëm të BE-së dhe jemi të bindur, se politika e kohezionit duhet të jetë një nga shtyllat e buxhetit të ardhshëm, komentoi ai. Të dy ministrat nënshkruan memorandum për mirëkuptim në bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim. 

Në një takim me nënpresidenten Ilijana Jotova ministër Lajçak theksoi përkrahjen konsekuente të Republikës së Sllovakisë për  hyrjen e Bullgarisë në Shengen, eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një flamur bullgar ngrihet në një shtyllë 21 metra pranë qytetit Etropole

Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..

botuar më 25-03-01 7.00.MD

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD