Bullgaria dhe Sllovakia janë përkrahësit më të mëdhenj të zgjerimit të BE-së, deklaroi zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva pas takimit me ministrin e punëve të jashtme dhe të çështjeve evropiane të Republikës së Sllovakisë Mirosllav Lajçak. Shprehin shqetësim të thellë për këtë, se herën e radhës Këshilli i Evropës shtyri miratimin e vendimit për hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë.
Bullgaria është një nga destinacionet më të preferuara nga turistët sllovakë, tha ministër Lajçak. Jemi partnerë të afërte në rendin evropian të ditës, koordinojmë përpjekjet tona për formimin e buxhetit të ardhshëm të BE-së dhe jemi të bindur, se politika e kohezionit duhet të jetë një nga shtyllat e buxhetit të ardhshëm, komentoi ai. Të dy ministrat nënshkruan memorandum për mirëkuptim në bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim.
Në një takim me nënpresidenten Ilijana Jotova ministër Lajçak theksoi përkrahjen konsekuente të Republikës së Sllovakisë për hyrjen e Bullgarisë në Shengen, eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..