Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimi i NATO-s: Bullgaria është për zgjidhjen diplomatike të konfliktit në Siri

Foto: ЕPA/BGNES

Më 24 dhe 25 tetor në Bruksel të Belgjikës u mbajt një takimi i rregullt i ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare të NATO-s. Në takim me një mandat të Ministrit të Mbrojtjes mori pjesë një delegacion në krye me Zëvendësministrin e Mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Në qendër të debateve të Këshillit të Atlantikut të Veriut ishin ngjarjet në Siri, operacionet dhe misionet e Aleancës dhe procesi i gjenerimit të forcave. Në deklaratën e vet Zëvendësministri Atanas Zaprjanov prezantoi pozitën bullgare, sipas së cilës zgjidhja e qëndrueshme e konfliktit në Siri është e arritshme vetëm nëpërmjet mjeteve diplomatike, përfshi këtu dhe ato nën egjidën e OKB-së. Në pozitë nënvizohet se Bullgaria do të vazhdojë të sigurojë një përkrahje koherente ndaj përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e paqes globale dhe sigurisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 janarin

Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë në Bullgarinë Juglindore dhe në malin e Rodopeve, ku vende-vende do të bjerë borë e dobët..

botuar më 25-01-13 7.40.MD

Presidenti i dorëzon GERB-SDS mandatin për formimin e një qeverie më 15 janar

Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Mandati do t'i dorëzohet kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më..

botuar më 25-01-13 6.23.MD

Po vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë

Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për marrëveshjen e qeverisjes. Mirëpo, bisedimet po ndërlikohen me përfshirjen e përfaqësuesve të grupit..

botuar më 25-01-13 4.29.MD