770 janë të huajit, të cilët mund të votojnë për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkie në zgjedhjet e sotme vendore në Bullgari. Ata janë shtetas të Bashkimit Evropian, të cilët e kanë regjistruar adresën e tyre në Bullgari dhe kanë banuar në vendbanimin përkatës të paktën 6 muaj para zgjedhjeve.
Linda dhe Peter Doane nga Britania e Madhe janë në Bullgari nga 12 vjet – na informoi BNR – Vidin. Ata kanë zgjedhur të banojnë në bashkinë më të vogël të qarkut Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore – Bashkinë Bojnica, ku jetojnë vetëm 1000 veta. Linda dhe Peter mendojnë se është e rëndësishme të votojnë. “U dashuruam me Bullgarinë dhe më saktë me këtë pjesë të vendit – thotë Linda. – Ne u informuam se si votohet për autoritetet vendore dhe kryetar bashkie, si mund të votojmë ne, pasi jemi anglezë.”
Sheila dhe Stephen Payne gjithashtu e kanë preferuar Bojnicën para Londrës. “E duam Bullgarinë. Aktualisht ajo është shtëpia jonë. Pa dyshim është me rëndësi të votohet në të gjitha zgjedhjet. Kjo është demokracia” – komentuan ata.
Megjithë interesin e të huajve ndaj pronësive të paluajtshme në Bojnica dhe qendrën e meremetuar të fshatit ka mëhalla të tëra të shpopulluara, sepse pronarët kanë ikur – thonë banorët dhe shpjegojnë: “Ata shkuan në qytetet e mëdha të Bullgarisë, ose jashtë që të nxjerrin bukën e gojës”.Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..