Një ekip i spitalit universitar “Llozenec” në Sofje i udhëhequr nga dr. Igor Tudorache nga spitali universitar në Hanover, realizoi transplantimin e parë të mushkërisë në Bullgari. Recipienti është një burrë 70 vjeçar me insufiçencë të rëndë të mushkërive. Para pak kohe Ministri i Shëndetësisë supozoi në Parlament se një operacion i tillë është i mundshëm në Bullgari deri në një vit e gjysmë. Vendi disponon gjithsej 7 spitale të licencuara për zhvillimin e transplantimeve. Deri tani janë kryer gjithsej 485 transplantime veshkash, 149 transplantime të mëlçisë dhe 58 – të zemrës.
Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zhvilloi një bisedë përmes videokonference me kryeministren e Ukrainës, Julia Sviridenko. Gjatë takimit, Zheljazkov konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për Ukrainën, në kontekstin e luftës që vazhdon...
Edhe në kontekstin e paqartë të luftës së Rusisë në Ukrainë, bullgarët vazhdojnë të shohin vendet evropiane si më të afërta në krahasim me faktorët e tjerë ndërkombëtarë. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të ri nga agjencia sociologjike..
Disa ditë pas incidentit tragjik me parashutë në Nesebër, ku humbi jetën një fëmijë tetëvjeçar, kryeministri Rosen Zheljazkov i ngarkoi ministrat dhe agjencitë përkatëse të dorëzojnë deri në fund të sezonit veror propozime për një rregullore të re që..
Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe..
“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së,..
Gjatë natës , në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje..