Ankesat dhe sinjalet për shkelje të rregullave në procesin zgjedhor në balotazhin e zgjedhjeve vendore në Bullgari janë rreth 7% më pak në krahasim me ato të paraqitura në raundin e parë, informuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një orë para përfundimit të ditës së votimit. Raundi i dytë në një të tretën prej bashkive ndoshta do të përfundojë me pjesëmarrje më të ulët në krahasim me atë të raundit të parë. Në orën 17.30 pjesëmarrja mesatare ka qenë 35.80%, që do të thotë se të drejtën e vet të votimit e kanë përdorur 1 430 691 veta prej 3 996 304 votuesve të regjistruar në përgjithësi. Në Sofje pjesëmarrja e votuesve ka qenë 33.33%, në Varnë – 23.37%, në Plovdiv – 23,74%.
Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike" (DB), Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) po rifillojnë negociatat intensive për formimin e..
Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt..
“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të..