Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Regjisori Dimitar Shopov: “Kinemaja ka nevojë për personalitete, qoftë dhe ata të takuar rastësisht në rrugë”

4
Foto: openartfiles.bg

Dimitar Shopov është mes krijuesve të prezantuar në projektin e sivjetshëm të galerisë SARIEV “FON: Autorë të rinj nga Plovdivi”. Në këtë mënyrë galeria tregon tendencat moderne në art. Në kuadrin e projektit regjisori dhe skenarist Dimitar Shopov prezantoi filmin njëorësh “3d Dogs”.

Ai i kthen spektatorët vite të tëra mbrapa, duke gërshetuar fatet e fëmijëve të sotëm dhe të lojërave të tyre me jetën e gjysheve dhe të gjyshërve të tyre. Në të nuk marrin pjesë aktorë profesionalistë dhe, siç thotë vetë regjisori, ai është fakt në sajë të shokëve të tij të mirë, të cilët kanë fëmijë të shkëlqyer.


Idetë interesante lindin në mënyrë spontane dhe të papritur sqaron Dimitar Shopov. Asnjëherë nuk kam menduar se do të bëjë film me fëmijë: kjo më duket mjaft angazhuese dhe bile e pamundur, duke pasur parasysh se çdo gjë e bëjmë vetë. Unë nuk jam regjisor, i cili e ndien veten nga kjo shoqëri intelektualësh. Sipas meje kinemaja ka nevojë prej personalitetesh, nga njerëz të përsosur,  të cilët janë të takuar rastësisht në rrugë. Nganjëherë e shikoj një njeri dhe e di se ky është ai, i cili është i përshtatshëm për ndonjë personazh të dhënë. Kinemaja ime i përngjan një kaosi të improvizuar mirë dhe nuk mbështetem shumë tek përgatitja dhe skenari. Në këtë kuptim iu besova njerëzve, të cilët takova fare rastësisht në fshat, aty ku zhvilloheshin xhirimet.

Ideja lind derisa Dimitar Shopovi mëson në Universitetin e Ri Bullgar, kurse profesori  Gjeorgji Djullgjerov, që t’i njohë studentët e vet, i lut të zbulojnë ndonjë histori interesante nga jeta e tyre. Në tregimin e Shopovit regjisori i njohur bullgar zbulon një motiv interesant, që ia vlen të dokumentohet në një film.

Filmi është i xhiruar në Mandricë, fshati i vetëm shqiptar në Bullgari, i themeluar në vitin e largët 1636 nga shqiptarët ortodoksë. Përse regjisori Dimitar Shopov ka zgjedhur pikërisht rajonin e qytetit Ivajllovgrad që të realizojë filmin e vet?

Mandrica dhe posaçërisht Rodopet Lindore janë një vend unikal. Në Bullgari është plotë me skaje për të cilat themi se në to koha ka ndaluar. Njëkohësisht ato janë shumë të bukura. Unë personalisht nuk mendoj  se në to nuk ndodh asgjë, sepse disa njerëz zgjedhin të mbeten atje dhe të kujdesen për këto vende. Për mua Mandrica është një fshat i tillë. Kjo më rikujtoi për fëmijërinë dhe e ndiej shumë të afërt. Përveç kësaj edhe unë vetë jam nga kjo krahinë e Bullgarisë. Dhe ky është vendi ku ndihem më mirë.

Nuk është sekret se sot në Mandricë dominon popullsia e moshuar. Banuesit flasin gjuhën e vet autentike shqiptare - një variant arkaik i gjuhës së ruajtur akoma nga periudha e ardhjes dhe vendosjes së stërgjyshërve të tyre nëpër këto troje gjatë shekullit të 17. Siluete fantazme të shtëpive prej 2-3 katesh, me ballkone prej hekuri të farkëtuar rikujtojnë për madhështinë  e dikurshme dhe për jetën e lulëzueshme. Në të kaluarën Mandrica ka qenë një vendbanim i madh dhe i gjallëruar, ku popullsia e këtij vendbanimi e ka nxjerrë bukën e vet të gojës duke zhvilluar baxho të shumta për përpunimin e qumështit. Sot në këtë skaj autentik ku natyra ka ruajtur bukurinë e vet të virgjër dhe të lashtë, njerëz të rinj kanë ndërmarrë iniciativën të rikthejnë jetën duke zhvilluar turizmin fshatar dhe turizmit ekologjik.  

Çdo një film e ka mesazhin e vet, historinë e vet vazhdon regjisori. “3d Dogs” u kushtohet atyre njerëzve, të cilët mbetën në Bullgari dhe një nga mesazhet u drejtohet fëmijëve, të cilët zgjodhën të jetojnë këtu. Që të gjithë dikur kemi qenë fëmijë  dhe jam i sigurt se akoma në këtë moshë fillojmë t’i bëjmë zgjedhjet e veta në jetë. Kjo nuk është thjeshtë të ngrihesh në një moment dhe të bëhesh 18 vjeç dhe të vendosësh se çfarë të bësh. Zgjedhja duhet të bëhet përditë. Nuk mund të përfytyroj të jetoj në ndonjë vend tjetër. Bullgaria është një shtet shumë i përvuajtur, por kjo është toka ime, ky është vendi im dhe nuk do të doja ta zëvendësoja.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal dhe Maria Peeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shenja nga e kaluara - çfarë tjetër nuk dimë për alfabetin glagolitik?

Një alfabet, një mesazh për Evropën dhe shumë hipoteza – shkrimi glagolitik është një çelës për trashëgiminë dhe identitetin tonë kombëtar. Me rastin e 1170-vjetorit të krijimit të tij, ne transferohemi pas në kohë dhe më saktësisht në shekullin e..

botuar më 25-05-25 6.55.PD

Rruga Kulturore e Kirill dhe Metodij zbulon një trashëgimi historike evropiane që përfshin më shumë se 11 shekuj

Në vitin 2021, “Rruga e Kirillit dhe Metodij” shndërrohet në njërën nga 48 rrugët kulturore evropiane, dhe tradita shkrimore, kulturore dhe fetare kirillo-metodievske merr njohjen e radhës si pjesë e pandashme e trashëgimisë kulturore të Kontinentit të..

botuar më 25-05-24 3.00.MD
Natalija Stajkova

Mësuesja Natalija Stajkova – Lufta jashtë vendit është të ruajmë gjuhën bullgare

Natalija Stajkova është mësuese e shkollës fillore. Ajo është nga ata mësues për të cilët puna me fëmijë nuk është vetëm një profesion, por një mision. Natalija Stajkova thotë se fëmijët i japin forcë dhe energji. Ajo investon tërë shpirtin dhe zemrën e..

botuar më 25-05-24 7.10.PD