Dimitar Shopov është mes krijuesve të prezantuar në projektin e sivjetshëm të galerisë SARIEV “FON: Autorë të rinj nga Plovdivi”. Në këtë mënyrë galeria tregon tendencat moderne në art. Në kuadrin e projektit regjisori dhe skenarist Dimitar Shopov prezantoi filmin njëorësh “3d Dogs”.
Ai i kthen spektatorët vite të tëra mbrapa, duke gërshetuar fatet e fëmijëve të sotëm dhe të lojërave të tyre me jetën e gjysheve dhe të gjyshërve të tyre. Në të nuk marrin pjesë aktorë profesionalistë dhe, siç thotë vetë regjisori, ai është fakt në sajë të shokëve të tij të mirë, të cilët kanë fëmijë të shkëlqyer.
Idetë interesante lindin në mënyrë spontane dhe të papritur − sqaron Dimitar Shopov. − Asnjëherë nuk kam menduar se do të bëjë film me fëmijë: kjo më duket mjaft angazhuese dhe bile e pamundur, duke pasur parasysh se çdo gjë e bëjmë vetë. Unë nuk jam regjisor, i cili e ndien veten nga kjo shoqëri intelektualësh. Sipas meje kinemaja ka nevojë prej personalitetesh, nga njerëz të përsosur, të cilët janë të takuar rastësisht në rrugë. Nganjëherë e shikoj një njeri dhe e di se ky është ai, i cili është i përshtatshëm për ndonjë personazh të dhënë. Kinemaja ime i përngjan një kaosi të improvizuar mirë dhe nuk mbështetem shumë tek përgatitja dhe skenari. Në këtë kuptim iu besova njerëzve, të cilët takova fare rastësisht në fshat, aty ku zhvilloheshin xhirimet.
Ideja lind derisa Dimitar Shopovi mëson në Universitetin e Ri Bullgar, kurse profesori Gjeorgji Djullgjerov, që t’i njohë studentët e vet, i lut të zbulojnë ndonjë histori interesante nga jeta e tyre. Në tregimin e Shopovit regjisori i njohur bullgar zbulon një motiv interesant, që ia vlen të dokumentohet në një film.
Filmi është i xhiruar në Mandricë, fshati i vetëm shqiptar në Bullgari, i themeluar në vitin e largët 1636 nga shqiptarët ortodoksë. Përse regjisori Dimitar Shopov ka zgjedhur pikërisht rajonin e qytetit Ivajllovgrad që të realizojë filmin e vet?
Mandrica dhe posaçërisht Rodopet Lindore janë një vend unikal. Në Bullgari është plotë me skaje për të cilat themi se në to koha ka ndaluar. Njëkohësisht ato janë shumë të bukura. Unë personalisht nuk mendoj se në to nuk ndodh asgjë, sepse disa njerëz zgjedhin të mbeten atje dhe të kujdesen për këto vende. Për mua Mandrica është një fshat i tillë. Kjo më rikujtoi për fëmijërinë dhe e ndiej shumë të afërt. Përveç kësaj edhe unë vetë jam nga kjo krahinë e Bullgarisë. Dhe ky është vendi ku ndihem më mirë.
Nuk është sekret se sot në Mandricë dominon popullsia e moshuar. Banuesit flasin gjuhën e vet autentike shqiptare - një variant arkaik i gjuhës së ruajtur akoma nga periudha e ardhjes dhe vendosjes së stërgjyshërve të tyre nëpër këto troje gjatë shekullit të 17. Siluete fantazme të shtëpive prej 2-3 katesh, me ballkone prej hekuri të farkëtuar rikujtojnë për madhështinë e dikurshme dhe për jetën e lulëzueshme. Në të kaluarën Mandrica ka qenë një vendbanim i madh dhe i gjallëruar, ku popullsia e këtij vendbanimi e ka nxjerrë bukën e vet të gojës duke zhvilluar baxho të shumta për përpunimin e qumështit. Sot në këtë skaj autentik ku natyra ka ruajtur bukurinë e vet të virgjër dhe të lashtë, njerëz të rinj kanë ndërmarrë iniciativën të rikthejnë jetën duke zhvilluar turizmin fshatar dhe turizmit ekologjik.
Çdo një film e ka mesazhin e vet, historinë e vet − vazhdon regjisori. “3d Dogs” u kushtohet atyre njerëzve, të cilët mbetën në Bullgari dhe një nga mesazhet u drejtohet fëmijëve, të cilët zgjodhën të jetojnë këtu. Që të gjithë dikur kemi qenë fëmijë dhe jam i sigurt se akoma në këtë moshë fillojmë t’i bëjmë zgjedhjet e veta në jetë. Kjo nuk është thjeshtë të ngrihesh në një moment dhe të bëhesh 18 vjeç dhe të vendosësh se çfarë të bësh. Zgjedhja duhet të bëhet përditë. Nuk mund të përfytyroj të jetoj në ndonjë vend tjetër. Bullgaria është një shtet shumë i përvuajtur, por kjo është toka ime, ky është vendi im dhe nuk do të doja ta zëvendësoja.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal dhe Maria Peeva
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..