30 vjet pas fillimit të tranzicionit nga socializmit drejt demokracisë, i cili filloi më 10 nëntor 1989 në Bullgari ndodhën shumë ndryshime. U rritën dy breza, për të cilët ngjarjet para vitit 1989 janë pothuajse të panjohura. Tregimet e prindërve për atë periudhë zakonisht janë tepër të shkurtra, ose pa hollësi të mëdha. Fëmijët nga ana e tyre shumë shpejt humbasin interes dhe pushojnë së pyeturi, duke jetuar në të tanishmen. Jo pak prej tyre i konsiderojnë sukseset e vendit në plan politik dhe shoqëror si një fakt, si diçka të dhënë dhe përfitojnë pa menduar shumë nga mundësia e udhëtimit të lirë, nga mundësua për të punuar në një shtet tjetër. Megjithë zgjedhjen e tyre Bullgaria mbetet për gjithmonë në zemrën e tyre dhe pas kohe ata kthehen dhe e vazhdojnë jetën e tyre te ne. Duke punuar si gazetar për disa media online Daniell Penev është takuar me shumë bullgarë-emigrantë, të cilët kanë zgjedhur për t’u kthyer në atdhe. I frymëzuar nga historitë e tyre personale, ai ka vendosur të grumbullojë një pjesë prej këtyre historive në një libër. Ai tashmë u promovua në Sofje me një sukses të madh.
Prania e qindra njerëzve në promovimin e një libri, i cili tregon histori frymëzuese të bullgarëve të suksesshëm, është një provë se njerëzit janë të uritur për lajme pozitive dhe duan të informohen për Bullgarinë dhe jo vetëm të dëgjojnë për aksidente rrugore, vrasje, vjedhje dhe korrupsion – është i mendimit autori.
Historitë e treguara në librin “Njerëzit, të cilët e ndryshojnë Bullgarinë”, janë 30 dhe numri i tyre nuk është i rastit – aq sa janë edhe vitet e kaluara pas fillimit të tranzicionit. Rinia e autorit dhe fakti se ai është “fëmijë i tranzicionit”, i lindur pas ngjarjeve të 10 nëntorit 1989, nuk e lejojnë për të bërë krahasim për jetën para dhe pas kësaj date, por i japin mundësi për të dhënë një definicion të tij të nocionit “ndryshim”. Sipas tij ndryshimi është:
Një prej atyre nocioneve, të cilat mund të kenë kaq interpretime sa janë edhe njerëzit në Tokë. Shkaku është se çdonjëri shikon përmes një prizmi të ndryshëm dhe i trajton në mënyrë të ndryshme vlerat, përjetimet dhe përvojën, si dhe mjedisin e vet. Për mendimin tim ndryshimi është çdo një hap, ose veprim i vogël, pavarësisht nëse janë në nivel vendor, kombëtar, ose ndërkombëtar, të cilat e bëjnë jetën tonë më të mirë.
Parathënia e librit është shkruar nga gazetarja Veselina Sedllarska me kërkesë të Danielit. Ai e ka zgjedhur, sepse ajo është gazetarja e parë, e cila ka besuar në mundësitë e tij dhe e ka ndihmuar për ta formuar stilin e vet. “Libri hapet me dyshim dhe mbyllet me admirim, ndërsa çdo një prej historive të shkruara është një mësim për kurajën. Prandaj ai ngjan me një libër mësimor të urtësive në jetë, urtësi për të cilat nuk shkruhet në libra, por i ka në jetë” – shkruan Sedllarska. Ka dhe një përrallë të shkurtër, e cila nënvizon kuptimin e një libri të tillë. Në premierë e lexoi gazetarja Asja Metodieva:
Një herë mbreti Akbar vizatoi një vijë të gjatë dhe i pyeti ministrat e vet – a mund të bëhet kjo vijë më e shkurtër, por pa u prekur nga njeriu? Birbal, të cilin e konsideronin njeriun më të urtë në shtet, u afrua dhe vizatoi pranë vijës së parë një vijë tjetër më të gjatë. Ky libër është pikërisht për njerëzit, të cilët përvijojnë vijën më të gjatë. Ka dy mënyra që kulla jote të jetë më e lartë nga ajo e huaj – duke e rrëzuar atë të huaj, ose duke e ndërtuar kullën tënde. Njerëzit në vijën më të gjatë nuk interesohen për kullat e huaja, ata ndërtojnë kulla të veta. Këta njerëz gëzohen duke parë një kullë të huaj që është më e lartë nga ajo e tyre. Sepse “pasi ndokush mundet, kjo do të thotë se edhe unë mundem” - mendojnë ata. Njerëzit, të cilët e vizatojnë vijën më të gjatë, janë ata, të cilët e çojnë shoqërinë përpara.
Daniell Penev thotë se të gjitha historitë e përshkruara në libër janë shumë të shtrenjta për të, po ka një që e frymëzon më shumë. Kjo është historia për sipërmarrësin Kirill Petkov. Ai ka biznes të suksesshëm të lidhur me prodhimin dhe përhapjen e probiotikëve. Përveç kësaj është një prej iniciatorëve për krijimin e një qendre për studime të aplikuara dhe inovacione pranë Fakultetit të Biologjisë të Universitetit të Sofjes. Petkov është i njohur edhe për pjesëmarrjen e tij në kauza të ndryshme, si për shembull në atë për kërkimin e alpinistit Bojan Petrov, i cili mbeti përgjithmonë në Himalajë, duke u kthyer nga maja Shisha Pangma gjatë muajit maj të vitit 2018.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Alexander Najdenov
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..