Mali i Shenjtë shekuj me radhë ka ndikimin e tij të favorshme në bashkësinë ortodokse dhe jam me shpresë se lidhjet me Bullgarinë do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të thellohet, deklaroi në Kareja presidenti Rumen Radev në një takim me klerin e 20 manastireve – Kinotisin e Shenjtë. Protoepistati hieromon Stefan theksoi lidhjet e thella historike dhe shpirtërore të Atonit me Bullgarinë dhe kontributin e klerikëve dhe martirëve të shumtë bullgarë për fenë ortodokse, të cilët jetuan, mësuan dhe krijuan në manastiret aty. Ata janë ky kandil shpirtëror, të cilin populli bullgar e mban të ndezur para Hyjlindëses, tha hieromoni. Presidenti Radev ndodhet për vizitë në Aton për të marrë pjesë në kremtimet e Manastirit Bullgar “Shën Martiri i Madh Gjergji Zograf”.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..