Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përdorimi i tepërt i antibiotikëve po kthehet në një kërcënim botëror

Çdo ditë tek ne sëmuren dhe vdesin disa dhjetëra vetë për shkak të infeksioneve të ndryshme, të cilat nuk iu nënshtrohen shërimit përmes antibiotikëve. Efikasiteti i pakësuar i këtij lloji ilaçesh vjen nga shpërdorimi me to. Dhe në qoftë se përdorimi i tyre i pakontrolluar vazhdon me të njëjtin ritëm, vetëm pas disa dhjetëvjeçarëve e ashtuquajtura rezistencë kundër mikrobeve do të kthehet në një kërcënim më të madh për njerëzimin, sesa janë sëmundjet e kancerit.

Në lidhje me Ditën Evropiane të Vetëdijesimit për Antibiotikët /18 nëntor/, specialistët alarmuan për rrezikun, të cilin e fsheh marrja dhe përdorimi i pakontrolluar i këtyre ilaçeve, dhe drejtuan mesazhe ndaj mjekëve dhe pacientëve.

Së pari, infeksionet virale rrufa, pothuajse çdo një sëmundje të grykës, kolla e thatë pa temperaturë të lartë dhe pa ndarje të gëlbazave, nuk shërohen me antibiotikë tha profesori Todor Kantarxhiev, drejtor i Qendrës mbi Sëmundjet Infektive dhe Parazitare.


Së dyti, çdo një antibiotik jepet me recetë nga doktori. Kurse ai nga ana e tij duhet të respektojë këto rregulla - të kuptojë se cilat mikrobe ti trajtojë me antibiotik, të lokalizojë infektimin në mënyrë që antibiotiku të depërtoje në vendin përkatës, të orientohet në gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientit dhe në kombinimin e ilaçeve, të rekomandojë përdorimin e antibiotikut duke pasur parasysh dhe bilancin ekonomik , me qenë se antibiotikët më të shtrenjtë jo gjithmonë janë më të mirë.

Sasitë mesatare të antibiotikëve, të cilët jepen tek ne, janë të krahasueshme me këto në Evropë, por jo dhe sa i përket veprimit kundër llojeve të shumta të patogjeneve.

Gjatë dy vjetëve të fundit po vihet re një tendencë jo e këndshme – mjaftë mjekë në ndihmën jashtë spitalore për fëmijë dhe të moshuar lëshojnë receta për antibiotikë /gjenerata e tretë - cefalosporina/, të cilat merren njëherë në ditë tha akoma profesori Todor Kantarxhiev. Por, këto ilaçe me spektër të gjerë shërimi,me asgjë nuk janë më të mira për shërimin për shembull të angjinës ose të skarlatinës në krahasim me antibiotikët e tjerë, të cilët jepen nga tre ose katër herë në ditë. Kurse sa u përket spitaleve, pavarësisht në të nuk përdorim më shumë antibiotikë nga standardet mesatare evropiane, ne përdorim më shumë antibiotikë me spektër të gjerë - dy herë më shumë sesa shtetet e tjeranë Evropë.

Që të luftojë me këtë dukuri, gjatë kësaj jave Qendra mbi Sëmundjet Infektive dhe Parazitare fillon një trajnim kompjuterik të mjekëve. Është gati dhe Plani Kombëtar për Veprim kundër Rezistencës ndaj Mikrobeve, i cili pritet të miratohet nga qeveria deri në fund të vitit, njoftoi Svetllana Jordanova, zëvendës-ministrja e shëndetësisë. Dokumenti parashikon rritjen e vetëdijes dhe të njohurive gjatë përdorimit të antibiotikëve si në mjekësinë humanitare kështu dhe në mjekësinë veterinare. Një masë tjetër ka për qëllim forcimin e mbikëqyrjes gjatë dhënies së ilaçeve përmes një profilaksie më të shumtë në spitale. Parashikohen po kështu fushata informative, arsimime metodike dhe instruksione sesi të përdoren antibiotikët.

Në qoftë se ne nuk ndryshojmë qëndrimin tonë dhe nuk fillojmë ti përdorim me arsye antibiotikët, ne mesin e shekullit për shkak të rezistencës kundër mikrobeve për vit nëpër botë do të vdesin nga 10 milionë veta. Prandaj dhe e ardhmja e këtij lloji ilaçeve varet nga të gjithë ne, deklaroi doktori Skender Silla, përfaqësuesi i Organizatës Botërore Shëndetësore tek ne.


Sipas të dhënave tona rezistenca kundër mikrobeve është përgjegjëse për 33 mijë raste vdekjeje për vit në Bashkimin Evropian dhe për 700 mijë në të gjithë botën për të njëjtën periudhë. Mendohet se deri në vitin 2050 rezistenca kundër mikrobeve mund të kthehet në një kërcënim më të madh për njerëzimin madje dhe nga sëmundjet onkologjike. Prandaj me institucionet bullgare u mblodhëm, që të përpunojmë planin kombëtar për veprim, dhe morëm përsipër angazhimin të punojmë bashkë. Por më e rëndësishmja është që mesazhet tona të arrijnë deri tek të gjithë njerëzit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Naçev

Shkencëtarët bullgarë në Antarktidë analizojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë

Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..

botuar më 25-02-23 7.25.PD
Kompleksi arkeologjik

Jeta e trakëve dhe zbulimet e shkencëtarëve vendas – në fokus në "Lugina e mbretërve trakë"

“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..

botuar më 25-02-22 7.30.PD

Në botën magjike të "fëmijëve të Ivan Vazovit" dhe të gjuhës bullgare në Paris

“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..

botuar më 25-02-21 7.30.PD