Në këtë ditë Mëria e Vogël ka qenë shpënë nga prindërit e saj në kishën e Jerusalemit që t’i shërbejë Zotit. Ngjarja e përshkruar në Shkrimin e Shenjtë sot është e njohur si Hyrja e Hyjlindëses Mëri në tempull dhe festohet nga të gjithë të krishterët nëpër të gjithë botën.
Në kalendarin popullor bullgar, dita në të cilën Kisha Ortodokse Bullgare feston Hyrjen në Tempull të Nënës së Zotit, është shpallur Ditën e Familjes së Krishterë. Prandaj dhe në prag të festës tanimë 34 vjet me radhë banuesit e qytetit Razllog zbatojnë të njëjtën traditë – të festojnë dasmat e argjendta dhe të arta të çifteve të martuara në rajonin e tyre.
Në jetën e familjes ka përvjetorë të shumtë, por sikur më të preferuar janë këta, kur burri dhe gruaja kanë jetuar bashkërisht çerek shekulli ose gjysmë shekulli, thotë Reni Raçeva, drejtoresha e Shtëpisë Rituale (vendi ku lidhen martesat në Bullgari) në qytetin Razllog. Gjatë këtij viti 125 çifte kanë “martesa” të argjendta ose të arta dhe që të gjithë ata e festuan në një ceremoni të organizuar nga Bashkia.
Njerëzit të cilët kanë përvjetor priten me një tufë me barbarozë nga familja më e re në qytet dhe si në ndonjë dasmë të vërtetë kalojnë nën arkën dhe marrin përshëndetje -tregon për traditën Reni Raçeva.Çiftet të cilat festojnë përvjetorin e vet të artë vijnë me një bukë në duar - dhe mbase mund të përfytyroni se me çfarë emocionesh dhe gëzim është gatuar ajo. Në një enë të posaçme sjellin dhe zjarr, të cilin ua japin atyre çifteve të cilat festojnë përvjetorin e vet të argjendtë si një simbol i dashurisë. Kurse ata nga ana e tyre, ia japin familjes më të re, që të mund të jetë e ngrohtë vatra familjare dhe të mund t’u jetë e ëmbël buka. Pas kësaj që të gjithë të cilët festojnë përvjetorin e tyre vënë firmat e veta në librin-kronikë, të cilin e mbajmë akoma që nga viti 1985. Kryetari i Bashkisë së Razllogut po kështu merr pjesë në ngjarje dhe jep certifikatat e martesës - të punuara bukur, pavarësisht se kanë vetëm një vlerë morale. Dhe me qenë se kryetari i bashkisë kryen vetëm rolin e një kumbari simbolik, çiftet e darovisin me shami, pas së cilës ai ndërmerr vallen e kumbarit.
Reni Raçeva shton se, për të është mjaft e vështirë të numërojë çiftet, të cilët kanë festuar përvjetorin e vet në martesë. Sipas fjalëve të saj, vetëm familjet “e arta” numërojnë rreth 50 çdo vit, prandaj i është nevojitur të hapin një libër të dytë.
Si u ndikon familjeve ripërtëritja e betimeve martesore?
Shumë bukur, shumë gjallëruese, shumë pozitive-përgjigjet drejtoresha e shtëpisë rituale.Çiftet janë tepër të entuziazmuar dhe u shkëlqejnë sytë. Pas kësaj i takoj-dhe këta njerëz sikur janë ripërtërirë. Kurse “çiftet e argjendta”, duke parë ngazëllimin në sytë e çifteve të cilët festojnë përvjetorin e vet të artë, sikur fitojnë një forcë më të madhe të vazhdojnë përpara , sepse akoma janë njerëz të rinj.
Në qytetin Razllog familjet janë të shëndosha, pohon akoma Reni Raçeva. Që të gjithë kanë kaluar përmes viteve të vështira, por pavarësisht nga kjo kanë ruajtur të gjallëmagjinë e dashurisë, me qenë se kanë ndërtuar bashkëjetesën e vet mbi tre virtyte themelore - besimi reciprok, kompromisi dhe falja.
Ndryshoi koha, ndryshuan dhe vlerat dhe njerëzit, të hutuar në ditët e tyre të përditshme, ata harrojnë se kanë një festë kaq të veçante dhe speciale. E ndiej në bazë të çifteve të cilët vijnë të regjistrohen për këtë festë kaq të dashur dhe të cilët na falënderojnë se i kthejmë mbrapa dhe kujtimet e tyre shpërthejnë në to. Por, më të rinjtë, të cilët kanë akoma një rrugë të gjatë familjare, nisen me mendime të tjera-çfarë do të duhet akoma të arrijnë, çfarë shtëpie më të mirë të blejnë. Tek ta gjërat materiale qëndrojnë më përpara, sesa fakti të ruajnë traditat, familjen , dashurinë. Dhe sikurse nuk e kuptojnë se martesa është një përgjegjësi dhe se që të duash një njeri do të thotë çdo gjë. Kujdes për të, bashkëbisedime, nganjëherë dhe dhimbje.
Kjo përvojë e vlefshme akoma ruhet nga gjyshet dhe gjyshërit tanë.Dhe në qoftë se të rinjtë më shpesh iu drejtohen atyre për këshillë, jo vetëm se do t’i ndiejnë rrënjët e veta, por dhe do të fillojnë të tregojnë përgjegjësi më të madhe brenda familjes, përfundon Reni Raçeva.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv dhe razlog.bgNë bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..