Bullgaria mban nga 60 deri në 70 për qind nga eksporti i të ashtuquajturit “armatim jo standard” në NATO, domethënë armë e cila është sipas standardeve të ish Traktit të Varshavës. Ato janë kontrata të mëdha, të cilat kalojnë përmes kompanive amerikane dhe miratohen në NATO. Këtë e tha para Radios Kombëtare Bullgare profesori në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikacioneve pranë Universitetit të Kalifornisë Hristofor Karaxhov në lidhje me vizitën e kryeministrit Bojko Borisov në ShBA me ftesë të presidentit Donalld Trëmp. Ndër temat e shpallura paraprakisht mungon komenti për të ardhmen e eksportit bullgar të armatimit jo standard për NATO-në. Pjesa dërmuese prej tij nuk mund të bëhet pa miratimin e ShBA-së, shpjegoi ai. Eksporti bullgar i prodhimin ushtarak është afro 1.2 miliard euro për vit, theksoi Karaxhovi.
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..