Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Blloku i VI-të i Centralit atomik “Kozlloduj” ndërpreu punë pas aktivizimit të sistemit të mbrojtjes

Centrali atomik elektrik "Kozlloduj"
Foto: Arkiv

Në orën 7:11 këtë mëngjes gjeneratori i Bllokut të gjashtë të Centralit Atomik Elektrik Kozlloduj ishte fikur automatikisht pas aktivizimit të sistemit të mbrojtjes të transformatorëve të blloqeve. Për ndërprerjen e punës janë lajmëruar Agjencia e Rregullimit Bërthamor dhe Operatori i Sistemit Elektrik dhe Energjik.

Pas kontrollimit të kryer të pajisjeve është pohuar se gjendja e tyre është e mirë dhe punojnë normalisht dhe Blloku përsëri është përfshirë në sistemin energjetik të shtetit. Blloku i pestë po punon me kapacitet të plotë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shtatorin

Të enjten do të mbajë mot me vranësira në pjesën më të madhe të vendit. Pas mesditës do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Jugperëndimore dhe vende-vende në rajonet verilindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9° në perëndim deri në 15°..

botuar më 24-09-18 7.40.MD

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në Jemen në përpjekje për të kontaktuar bullgarët e rrëmbyer nga Galaxy Leader

Eurodeputetja Elena Jonçeva ndodhet në qytetin Sana të Jemenit dhe synimi i saj është të arrijë në qytetin port Hodeidah në Detin e Kuq. Aty është anija Galaxy Leader me bullgarët e rrëmbyer nga hutët - kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmësi i lartë..

botuar më 24-09-18 6.03.MD
Aleksandër Nikolloski

Reagime të ashpra në Bullgari pasi zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i quajti bullgarët "të paqytetëruar"

BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me komentet e zëvendëskryeministrit Aleksandër Nikolloski. Në një intervistë televizive, ai i quajti..

botuar më 24-09-18 5.08.MD