Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: NATO-ja është e ndarë në prodhues dhe klientë

Presidenti Rumen Radev
Foto: BTA


Vendet në NATO ndahen në prodhues dhe në klientë-blerës. Në qoftë se je një ekonomi e fortë, me teknologji të lartë, e cila prodhon pajisje ushtarake për veten e vet dhe për eksportin, kur investon në modernizime, paratë shkojnë në ekonominë tënde dhe nuk e vështirësojnë sistemin social. Por kur je një vend, me një ekonomi më të dobët dhe nuk i prodhon këto armë, 100% nga shpenzimet të cilat i jep shkojnë tek vendet e pasura. Për ne kjo është problem, sepse kjo i ngarkon sistemet tona sociale, komenton presidenti Rumen Radev, pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s në Londër. Kjo ndarje po e thellon greminën teknologjike dhe ekonomike në Aleancë, ka deklaruar Radevi gjatë kohës së drekës së punës me presidentin Donald Trump dhe liderët e shteteve të tjera nga Pakti, të cilët kanë shpenzime ushtarake  mbi 2%.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria po diskuton temën e sigurisë

Këshilli i Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave mban sot një mbledhje të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Tema është “Rishikimi dhe analiza e situatës aktuale gjeopolitike dhe rreziqet që rrjedhin për sigurinë kombëtare”. Përveç anëtarëve..

botuar më 25-03-04 6.16.MD

Vitin e fundit, Bullgaria mbeti prapa në indeksin e barazisë së grave

Kushtet e punës për gratë në Bullgari janë ndër më të këqijat në BE, ku vendi renditet në vendin e 17-të me një rezultat 7.25 nga 10 të mundshme. Rezultati është për shkak të numrit të vogël të grave në pozicione drejtuese, sipas një analize të..

botuar më 25-03-04 2.40.MD
Ivajllo Mirçev

Opozita sheh probleme në komunikimin e Bullgarisë me Ukrainën

Muajt ​​e fundit kishte probleme në komunikimin me Ukrainën, tha Ivajllo Mirçev, deputet i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe anëtar i udhëheqjes së "Po, Bullgaria". Në diskutimin publik “Mburoja Demokratike..

botuar më 25-03-04 1.24.MD