Problemet e shumta dhe më tepër mungesa e besimit dhe respektit ndaj degës më humane të shëndetësisë – pediatrisë u bënë shkak për intervistën me doktoreshën Zhana Staneva. 45 vjet ajo punon si pediatre dhe mjeke-neonatologe në spitalin në qytetin Vraca dhe prej disa vitesh në një spital të kryeqytetit.
A dëshiroj të jem pediatër në Bullgari? Përgjigja e kësaj pyetjeje sot tingëllon ashtu:
Për mua dhe për kolegët e mi fëmija e sëmurë është në qendrën e vëmendjes. Ndaj tij dhe ndaj prindërve të tij është i përqendruara kujdesi ynë. Prandaj përpiqemi që pa u ndërprerë të shtojmë kualifikimin, të përmirësojmë metodat e diagnostikimit dhe të mjekimit. Do të jetë mirë në se në punën tonë disponojmë aparaturë moderne – thekson doktoresha Staneva. – Përpjekjet duhet të përqendrohen për të realizuar një ndryshim kardinal dhe strukturim të sistemit. E keqja është se kur 30 vjet bëjmë reforma në sistemin shëndetësor, përgjigja e kësaj pyetjeje të çdo mjeku të ri i cili mezi tani do të zgjedhë specialitetin, do të jetë jo!
Asociacioni Pediatrik Bullgar paralajmëron se ka rrezik të rritet numri i spitaleve në të cilat të ndjehet mungesa e pediatërve. Sipas statistikës pediatrit në vendin tonë janë përafërsisht 1400. Pjesa e madhe prej tyre punojnë në moshë pensioni, gjë që do të thotë se pas afro 10 vitesh ata do të dalin nga sektori për arsye të shpjegueshme.
Në të vërtetë numri i mjekëve pediatër po ulet më shpejtë se sa i specialistëve të tjerë mjekësor – thekson doktoresha Staneva. – Pediatria kërkon një specializim të gjatë dhe të rëndë, me paga relativisht të ulëta. Dhe megjithëqë pediatria është një nga specialitet më humane, shpesh ajo është e nënvleftësuar. Për bullgarin fëmija është një gjë shumë e vlefshme dhe kur ka ndonjë problem shëndetësor, prindërit veprojnë në mënyrë emocionale. Mungesa e aparaturës dhe e pediatërve të cilët të ndihmojnë kuadrot e rinj të hyjnë në profesion, sidomos në spitalet e vogla në vend, gjithashtu është një premisë për tërheqjen nga profesioni. Të rinjtë preferojnë të mësojnë jashtë Bullgarisë ose zgjedhin specialitete më të lehta.
Doktoresha Staneva është e bindur se sistemi i mbrojtjes së shëndetësisë duhet të reformohet dhe t’i kushtohet vëmendje të madhe informimit të popullsisë për rregullat sipas të cilave funksionon sistemi.
Më duket se prindërit nuk e kanë të qartë detyrimet e pediatrit të tyre personal, kur kërkohet reagimi i shpejtë i mjekëve – shpjegon bashkëbiseduesja. – Mjeku i cili duhet të jetë në dispozicion çdo ditë e natë është mjeku personal. Në se prindërit nuk mund të vendosin lidhje me të, atëherë duhet të disponojnë numrin e pediatrit ose të klinikës me të cilën mjeku personal ka arritur marrëveshje për mjekim në raste urgjente.
Ideja për ndërtimin e një spitali universitar pediatrik prej kohe preokupon të gjithë ata që punojnë në sferën e mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve tek ne. Edhe më sot Bullgaria është shteti i vetëm evropian, në të cilin nuk ka Spital Kombëtar Pediatrik.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..