Shtatëdhjetë e nëntë medalje dhe certifikata nga olimpiadat ndërkombëtare – ky është bilanci vjetor për skuadrat e nxënësve bullgarë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencave natyrore. Në takimin e tyre vjetor në Muzeun Arkeologjik Kombëtar erdhi dhe presidenti Rumen Radev për t’i përshëndetë.
Rumen Radevi u uroi të rinjve që të bëhen “fytyra e Bullgarisë në botë”, sepse pikërisht ata do ta ndihmojnë vendin tonë të arrijë suksese.
“Duke punuar në një lëmë jashtëzakonisht të vështirë, ju jo vetëm se afirmoheni, por dhe punoni për përparimin e shkencës, punoni për të ardhmen e Bullgarisë – një të ardhme, e cila gjithnjë e më shumë dominohet nga shkenca, inovacionet, digjitalizimi – tha në fjalimin e vet përshëndetës kreu i shtetit. – Krahas të gjithë faktorëve të favorshëm, me të cilat përpiqemi t’i tërheqim investitorët e huaj, ndër stimujt më të fuqishëm, jeni ju me arritjet tuaja. Sepse kur një shtet me popullsi shtatë miliona veta përpiqet të konkurrohet me gjigantët si ShBA-ja, Rusia, Kina, Japonia, kjo do të thotë se ajo e ka kapitalin më të rëndësishëm – njerëzit e rinj me potencial të stërmadh”.
Maria, Matej dhe Viktor mbajtën medaljet e tyre të fituara në konkurrencë me më të mirët në botë. “Në të vërtetë i kemi të njëjtat sfida dhe përdorim mënyra të ngjashme për t’i përballuar” - tha Maria Drençeva nga Gjimnazi i matematikës në Sofje.
Gjatë këtij viti Maria fitoi medaljen e artë në olimpiadën e gjeometrisë në Iran dhe të bronztën në Olimpiadën Ballkanike të matematikës.
“U konkurrova edhe me veten edhe me problemat, të cilat ishin në të vërtetë shumë të vështira – vazhdoi Maria. - Problemat e vështira në fakt janë shumë të mira dhe kur njeriu i zgjidh ndihet i kënaqur. Matematika është e shkëlqyer me logjikën e vet dhe me frymëzimin që është i domosdoshëm për zgjidhjen e problemave.
“Linguistika është një fushë hibride, ku takohen gjuhët dhe matematika “– shpjegoi Matej Petkov nga Gjimnazi Kombëtar i Matematikës dhe Shkencave Natyrore vendin e linguistikës në garat e shkencave natyrore. Me ndihmën e modeleve matematikore gjimnazisti fitoi olimpiadën e linguistikës në Korenë Jugore.
“Njeriu mund të merret me linguistikë edhe pa ditur shumë gjuhë – shpjegoi mbajtësi i medaljes së artë. - Në olimpiadë jepen pesë problema në gjuha, të cilat janë të panjohura për pjesëmarrësit. Kjo është e lehtë, sepse aktualisht ka 8 mijë gjuhë në botë. Dhe në këto problema me ndihmën e shembujve të ofruara duhet të gjenden modelet e fshehura dhe të zbulohet logjika e vetë gjuhëve. Linguistika kompjuterike gjithashtu ka aplikim të madh, për shembull në përkthimin kompjuterik – në fakt Google Translate punon në bazë të parimeve të linguistikës”.
Viktor Baltin nga gjimnazi i matematikës dhe shkencave natyrore në Burgas është fituesi i medaljes së bronztë në të njëjtën olimpiadë dhe shtoi se në gara ai hyn në rolin e një studiuesi që shkon në një shoqëri të panjohur dhe përpiqet të komunikojë me të. Në këtë mënyrë duke qenë në këtë olimpiadë ai “ka komunikuar” në një nga gjuhët e indianëve, në persishten e vjetër, në gjuhë që fliten në Indonezi, Afrikë, dhe Amerikën Jugore.
“Për gjuhën e indianëve nuk dija asgjë, por duhej të orientohesha se si formohen fjalët për ngjyrat e ndryshme – për shembull për ngjyrën e zi ata përdorin “me ngjyrë kafeje”, për ngjyrën e bardhë thonë “me ngjyrë qumështi”.
Matej, Viktor dhe Maria së shpejti do të mbarojnë arsimin e tyre të mesëm dhe ndoshta do të zgjedhin universitete të huaja. Por të tre janë tepër kategorikë se dëshirojnë të punojnë për Bullgarinë dhe me atdheun e lidhin të ardhmen e tyre profesionale.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: Diana Cankova
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..
Temat lidhur me burimet e rinovueshme dhe fatkeqësitë natyrore mblodhën së bashku nxënës nga shkolla bullgare e së dielës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë, Gjimnazi i Parë i Gjuhës Angleze në Sofje dhe shkolla e mesme Greve pranë Kopenhagës. Projekti..
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe..