Që të pajisen me një copëze “të diamantit të zi”, adhuruesit e tij bëjnë oferta nëpër ankande, kurse disa të tjerë të “mahnitur nga aroma e tij tokësore, e kërkojnë mes natyrës, duke ecur nëpër gjurmët e një qeni të trajnuar posaçërisht për këtë qëllim. Por, asgjë nga kjo nuk ka ndodhur në një gjimnaz bullgar – të zakonshëm deri në çastin në të cilin kërpudhat më të shtrenjtë në botë nuk i kanë befasuar nxënësit dhe mësuesit.
Nxënësit nga Gjimnazi Profesional në Elektronikë në qytetin Veliko Tërnovo nuk e kanë parë madje në ëndërr se një ditë, përveç se të specializojnë në shkencat kompjuterike, do të kthehen dhe në gjahtarë të tartufëve. Por, ky është realiteti, në të cilin ata jetojnë prej disa muajve, pasi në oborrin e shkollës së tyre u gjetën kërpudhat jashtëzakonisht të kushtueshme, vlera e të cilëve arrin nëpër botë mijëra dollarë.
Në gjimnaz disponojmë një oborr prej 17 akrave dhe në të ka shumë të mbjella – kryesisht pemë halore dhe gjethore – tregon drejtoresha Neli Nikollova.Gjatë muajit qershor të këtij viti fare rastësisht i gjetëm këto lloje kërpudhash, mbase ka shumë të ngjarë të jenë vetërritur. Zakonisht ato rriten rreth mykut të bimëve të qumështit-gjethore, por interesantja është se tek ne ato dalin dhe pranë pemëve halore. Tartufët janë në sasi të tillë që nuk mund të shiten. Por, mbase kur mbledhim të parat, do të dimë se me çfarë disponojmë .
Ndërkohë lajmi për tartufët u mor vesh në mënyrë të rrufeshme dhe menjëherë në oborrin e shkollës erdhën njerëz me lopata dhe karroca. Kështu gjimnazi u detyrua të vërë rrjete dhe kunja mbështetëse, si dhe të rrisë gradën e qenit nga një i qen i thjeshtë i strehës komunale në një qen roje. Megjithatë bastisja prodhoi dhe një rezultat të mirë pozitiv, me qenë se kërkimi i madh dhe gërmimi në oborr, ndihmuan që kërpudhat e shtrenjta të vetëpolenizohen, pohon drejtoresha.
Në qoftë se ndonjë ka nevojë prej tartuf, sepse e kuptuam se përdoret dhe si bimë në mjekësi, nuk do të refuzojmë t’i japim -është kategorike ajo.Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë biznes me këta tartufë – ata janë të fëmijëve. Por në qoftë se gjithsesi vendosim t’i shesim ka mënyrë, e cila është e përshkruar në ligj, dhe me paratë nxënësit do të mund të blejnë çfarë të duan. U kemi shpjeguar po kështu dhe njerëzve të shumtë, se në qoftë se duan të provojnë nga kërpudhat, ne nuk jemi kundër dhe do t’i ndihmojmë. Personalisht unë ne jetën time nuk kisha parë tartufë. E pash tani dhe t’ju them të drejtën, nuk më bëri ndonjë përshtypje kaq të madhe.
Nga Ministria e Arsimit janë të mahnitur dhe ndihmojnë me një shumë të vogël parash për bërjen e një ferme për tartufë. Dhuntia natyrore në oborrin e shkollës tanimë është e përfshirë dhe në ushtrimet mësimore në gjimnaz nëpërmjet tre klubeve ekologjike.
Njëri klub është i lidhur me shkencat natyrore – na tregon Neli Nikollova. Në të fëmijët marrin njohuri teorike për bimët, kafshët dhe për më tepër për të mbjellët në oborr. Klubi i dytë ekologjik prek ruajtjen e po kësaj natyre, për të cilën u kujdesën kryesisht mësuesit dhe personeli shërbyes, kurse tani me një kënaqësi të madhe ia transmetojmë nxënësve tanë. Dhe ata me të vërtetë e bëjnë – përpunuan oborrin, bënë shtretër, mbollën lule dhe çdo gjë u bë shumë e bukur. Klubi i tretë ekologjik merret me kafshët, sepse i përngjajmë një sanatoriumi dhe kemi lloje të ndryshme kafshësh në oborr si ketra, hardhuca, qenë. Në bazë të projektit të Ministrisë së Arsimit ne mundim të kujdesemi për kafshët, të cilat i kemi në territorin e këtij oborri të madh, duke u blerë ushqim, duke u bërë vende të posaçme për vendosjen e ushqimit dhe shtëpiza.
Mbase gjatë muajit prill gjimnazistët, bashkë me drejtuesit dhe mësuesit e vet do të përfshihen në kërkimin e tartufëve të parë. Por, a do t’u nevojitet dhe një qen i posaçëm ndihmës, këtë do ta vendosin atëherë. Por, më e rëndësishmja sipas drejtoreshës është që bashkë të kujdesen për çdo gjë rreth tyre dhe të mësohen me punë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore -..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..