Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zahari Karabashliev është shkrimtari i vitit në klasifikimin e Bibliotekës së Kryeqytetit

Lexuesja më e vogël – Krisi gjithashtu mori çmim.

Njeriu që lexon jeton në një botë interesante dhe të pasur. Për të tërhequr më shumë njerëz në këtë botë Biblioteka e Kryeqytetit disponon një fond me më se një milion libra bullgarë dhe të huaj dhe investon në shërbime moderne elektronike dhe në platforma digjitale.

Herën e gjashtë me radhë në një ceremoni Biblioteka e Kryeqytetit dorëzoi çmimet për shkrimtar dhe lexues të vitit. Gjatë vitit 2019 më të lexuar ishin romanët e shkrimtarit Zahari Karabashliev “Etje”, “Havra” dhe “18 për qind gri”. Sikur mbetemi të verbër para bukurisë së botës, tha ai duke marrë çmimin.


Libri im i fundit u frymëzua nga historia e vërtetë e Spas Karafezovit, kryetar i Vatrës Kombëtare të Kulturës për të Verbër “Louis Braille”. Prandaj ai i është kushtuar botës së të verbërve – shpjegoi shkrimtari. – Ky njeri posedon një largpamësi të madhe, dhe kur në moshën 18 vjeçare e humbi mundësinë për të parë, kjo nuk pengoi synimin e tij drejt diturive dhe njohjes së botës.  Janë për t’u mjeruar njerëzit me shpirtra dhe zemra të verbra. Sepse ka një ndëshkim edhe më të madh se sa verbëria dhe kjo është varfëria shpirtërore e injoranca. Jetojmë në një shoqëri e cila vuan nga mungesa e empatisë. Prandaj duhet jo vetëm të shohim, por edhe të mendojmë atë që kemi parë.

Tregimtarja me shpirt poetik Zdravka Evtimova për “Tregimet e korrikut” mori çmimin për libër më të lexuar bullgar. Ajo është autore e katër romanëve. Tregime të tij janë të përkthyera në shumë gjuhë të huaja. Njeri prej tyre “Gjak i urithit” mësohet në orët e letërsisë në shkollat amerikane.


Distanca më e shkurtër midis zemrave njerëzore është letërsia – tha Zdravka Evtimova. – Lexuesit dhe shkrimtarët krijojnë bashkë, në se nuk lexojmë fatet, dashuritë dhe dhembjet e njeriut, nuk do të kemi për çfarë të shkruajmë. Ka dy dhembje të mira – njëra është kur lindet fëmijë, ndërsa tjetra është kur shkrimtari krijon. Dhe kam dëshirë që kjo dhembje të fundit të më shoqërojë gjithë jetën.

Studiuesi i arkivave nga e kaluara e afërte Hristo Hristov ka tërhequr interesin e më shumë lexuesve që preferojnë letërsinë shkencore.


U jam mirënjohës atyre lexuesve të cilët preferuan librat lidhur me të kaluarën totalitare komuniste dhe me krimet e saj – tha ai. - Pa dyshim kjo temë do të vazhdojë të tërheqë interesin, për më tepër se në librat shkollorë për klasën e 10-të për herë të parë kjo periudhë gjeti vend në një kapitull me vete. Dëshiroj t’i falënderoj profesorit Vili Lillkov, me të cilin duhet të ndajmë këtë çmim, pasi libri  ynë i fundit “Bullgaria e rrënuar” gjithashtu është në këtë klasifikim.

Heronjtë mitikë të krijueses Radostina Nikollova u konsideruan subjektet më interesante për fëmijët.


Kur isha mysafire në një bibliotekë regjionale zbulova një nga librat e parë me heronjtë e mi – tha autorja. – Ky libër nuk dukej mirë, por mendova se ky është një libër i lumtur si të thuash, sepse dukej se shumë fëmijë e kishin lexuar. Dhe pa bibliotekat kjo nuk mund të ndodhej. Prandaj është me rëndësi të përkrahim të gjitha bibliotekat sa të vogla të jenë si në shkollat ashtu edhe në vatrat e kulturës, pra aty ku jetojnë librat.

Lexuesja më e vogël – Krisi gjithashtu mori çmim. Vajza katërvjeçare është ndër 28 mijë lexuesit e Bibliotekës së Kryeqytetit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozitë në Sozopoll paraqet monumente nga qytete antike përreth Detit të Zi

Në Muzeun Arkeologjik të Sozopollit u hap një ekspozitë tregjuhëshe me titullin "Kultet egjiptiane përgjatë Detit të Zi", njofton BNR – Burgas. Ajo është pjesë e një projekti shkencor ndërkombëtar dhe organizohet nga Instituti për Studime Ballkanike..

botuar më 25-08-07 7.28.MD

Filma nga 19 shtete do të shfaqen në festivalin e filmit të shkurtër në Varnë

Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër "Karantina" zhvillohet nga data 5 deri më 9 gusht në kryeqytetin bregdetar të Bullgarisë – Varnë, njofton BTA. Në pesë mbrëmje, pranë fshatit të peshkatarëve "Karantina" në lagjen..

botuar më 25-08-05 5.10.PD

Ekspozitë fotografike për primadonën e operës Rajna Kabaivanska në Burgas

Burgasi është vendi nga ku fillon rruga e jashtëzakonshme e këngëtares bullgare të operës Rajna Kabaivanska drejt skenës botërore. Prandaj atje, pranë ndërtesës së Bashkisë, është vendosur një ekspozitë fotografike që ndjek në 150 fotografi jetën,..

botuar më 25-08-03 9.00.PD