Me mjete evropiane do të zhvillohet turizmi shpellor në malin Rodopa dhe do të mbrohen lakuriqët e natës në rajonet kufitare midis Bullgarisë dhe Greqisë. Financimi është në përmasë më se 1.8 milion euro në kuadrin e Programit për Bashkëpunim Transkufitar Greqi-Bullgari 2014-2020. Një pjesë prej mjeteve do të shfrytëzohen për përmirësimin e rrugës deri në shpellën Sharenka pranë qytetit Madan, ndër atraksionet e së cilës janë figurat prej dylli të trakëve të lashtë minatorë. Do të hartohet një hartë me habitatet e lakuriqëve të natës përgjatë rrjedhjes së lumit Mesta dhe në rajonet përreth qyteteve Momçillgrad dhe Komotini ku ka shpellë. Aksioni është pjesë e projektit “Mbrojtja e qëndrueshme e lakuriqëve në rajonin transkufitar”
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...