Sonte në Pallatin Popullor “Ivan Vazov” do të mbahet një spektakël bamirës, i cili është kulmi i iniciativës “Krishtlindja Bullgare”. Fushata zhvillohet për të 17-ën herë me radhë dhe kalon nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev dhe të bashkëshortes së tij Desisllava Radeva. Ideja e “Krishtlindjes Bullgare” është që të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme në shoqëri që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve. Me mjetet e fushatës së sivjetshme, të grumbulluara nëpërmjet transferimeve bankare dhe mesazheve telefonike nga qytetarët, do të blihet aparaturë moderne, e cila do të ndihmojë për përcaktimin e saktë të diagnozave, mjekimin modern dhe rehabilitimin aktiv të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda. Vetëm nëpunësit e Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes tashmë dhuruan për kauzën në fjalë mbi 4 300 euro.
Edicioni i parë i “Krishtlindjes Bullgare” u zhvillua në vitin 2003. Iniciatori i saj është Presidenti Georgi Përvanov (2002 – 2012).Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DANS) po zhvillojnë një aksion në Sofje kundër një grupi që merrej me ofrimin e paligjshëm të shtetësisë bullgare. Po hetohen raste në të..
Koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike" bënë thirrje me një deklaratë që kryetari i grupit parlamentar të "Ka një popull të tillë", Toshko Jordanov, të japë dorëheqjen si kryetar i Komisionit për Kulturë, për shkak të..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i veçantë që i kushtohet arritjes së objektivave për pavarësinë e Evropës nga lëndët djegëse fosile ruse..
Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike,..
Dita para votimit të tretë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, i paraqitur nga “Vëzrazhdane” dhe i motivuar me “dështimin e..
Presioni migrator dhe orvatjet për kalim të paligjshëm nëpër kufirin bullgaro-turk janë në rënie, deklaroi para gazetarëve ministri i punëve të..