Sonte në Pallatin Popullor “Ivan Vazov” do të mbahet një spektakël bamirës, i cili është kulmi i iniciativës “Krishtlindja Bullgare”. Fushata zhvillohet për të 17-ën herë me radhë dhe kalon nën patronazhin e Presidentit Rumen Radev dhe të bashkëshortes së tij Desisllava Radeva. Ideja e “Krishtlindjes Bullgare” është që të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme në shoqëri që kanë të bëjnë me shëndetin e fëmijëve. Me mjetet e fushatës së sivjetshme, të grumbulluara nëpërmjet transferimeve bankare dhe mesazheve telefonike nga qytetarët, do të blihet aparaturë moderne, e cila do të ndihmojë për përcaktimin e saktë të diagnozave, mjekimin modern dhe rehabilitimin aktiv të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rënda. Vetëm nëpunësit e Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes tashmë dhuruan për kauzën në fjalë mbi 4 300 euro.
Edicioni i parë i “Krishtlindjes Bullgare” u zhvillua në vitin 2003. Iniciatori i saj është Presidenti Georgi Përvanov (2002 – 2012).20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të premten , vranësirat do të shtohen përsëri, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në vende të izoluara në..