Yjet e muzikës bullgare Kirill Mariçkov, Ivan Leçev, Doni, vëllezërit Argirov etj. do të kujdesen për humorin festiv gjatë natës së Vitit të Ri. Sipas traditës në Sheshin “Princ Aleksandër I” banorët e miqtë e kryeqytetit do të kenë mundësi të asistojnë në koncertin “Skenë nën yjet” i cili sipas traditës do të transmetohet nga kanali 1 i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Veprimtaria do të fillojë në orën 22 orë bullgare dhe do të përfundojë gjysmë orë pas mesnatës. Parashikohet si gjithmonë në mbyllje të pranishmit të dëgjojnë himnin e Bullgarisë, këndimin kishtar “Për Shumë Vjet”, Vallja e Danubit nga kompozitori bullgar Diko Iliev. Edicioni i 20-të i koncertit përputhet me kremtimin e përvjetorit të 140 nga shpallja e Sofjes kryeqytet i Bullgarisë dhe me vjetorin e 60-të nga themelimi i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Minutat e fundit të vitit që po përfundon Televizioni Kombëtar Bullgar do të transmetojë edhe fjalimin tradicional të presidentit Rumen Radev me rastin e Vitit të Ri.Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit . Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne" i fton fëmijët në një "Pikturim të Madh të Vezëve të Pashkëve" në Canjon Park në lagjen “Mlladost..
Deri në fund të këtij viti, çmimet për lëshimin e kartave të identitetit do të ulen dhe do të kthehen në nivelet e vitit 2024. Këtë e ka vendosur qeveria në mbledhjen e fundit. Që nga fillimi i vitit, lëshimi i dokumentit të identitetit është..
Në vitin 2025, kishat katolike dhe ato ortodokse festojnë Pashkët më 20 prill . Kur festojmë Ngjalljen e Krishtit së bashku, është më e gëzueshme. Këtë e tha për BTA në Ruse At Stefan nga Kisha Ortodokse “Shën Nikolla” dhe famullitari në kishën..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i..