Yjet e muzikës bullgare Kirill Mariçkov, Ivan Leçev, Doni, vëllezërit Argirov etj. do të kujdesen për humorin festiv gjatë natës së Vitit të Ri. Sipas traditës në Sheshin “Princ Aleksandër I” banorët e miqtë e kryeqytetit do të kenë mundësi të asistojnë në koncertin “Skenë nën yjet” i cili sipas traditës do të transmetohet nga kanali 1 i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Veprimtaria do të fillojë në orën 22 orë bullgare dhe do të përfundojë gjysmë orë pas mesnatës. Parashikohet si gjithmonë në mbyllje të pranishmit të dëgjojnë himnin e Bullgarisë, këndimin kishtar “Për Shumë Vjet”, Vallja e Danubit nga kompozitori bullgar Diko Iliev. Edicioni i 20-të i koncertit përputhet me kremtimin e përvjetorit të 140 nga shpallja e Sofjes kryeqytet i Bullgarisë dhe me vjetorin e 60-të nga themelimi i Televizionit Kombëtar Bullgar.
Minutat e fundit të vitit që po përfundon Televizioni Kombëtar Bullgar do të transmetojë edhe fjalimin tradicional të presidentit Rumen Radev me rastin e Vitit të Ri."Shengen" është fjala më me rëndësi në Bullgari për vitin e kaluar 2024. Me 37% të votave, fshati luksemburgas, i cili është sinonim i lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave në BE, kryesoi renditjen në sondazhin e katërt vjetor të kryer nga platforma e..
Në prag të festës së Athanasit , një nga tempujt në afërsi të Sofjes tashmë po përgatitet të mirëpresë Shenjtërinë e tij Mitropolitin e Sofjes dhe Patriarkun Bullgar Daniil, i cili këtë vit do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën e fshatit Gorni..
Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim..