Ambasadorja e ShBA-së në Bullgari Hero Mustafa vizitoi Pikën e Kontrollit Kufitar “Kapitan Andreevo”, për të demonstruar angazhimin amerikan për partneritet dhe bashkëpunim me Bullgarinë për forcimin e sigurisë kufitare.
Kjo është pika më e ngarkuar kufitare në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin përpjekjet e autoriteteve bullgare për garantimin e sigurisë së kufirit bullgar, i cili është dhe kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian.
Hero Mustafa u njoh me punën e qendrës trepalëshe të kontaktit për bashkëpunim ndërmjet Bullgarisë, Greqisë dhe Turqisë. Ajo, bashkë me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme diskutuan bashkëpunimin aktual dhe partneritetin mes autoriteteve bullgare dhe atyre amerikane.
Lideri i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, tha para gazetarëve në Kuvendin Popullor se presidenti Rumen Radev duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për referendumin mbi euron, njoftoi BTA. Kreu i shtetit doli me një qëndrim se është e..
Protesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të..
Punonjësit e tre mediave publike në vend - Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - do të zhvillojnë sot një protestë mbarëkombëtare. Protesta, e cila do të zhvillohet nga ora 12:00..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të..
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë..